Presidenti polak Andrzej Duda gjatë vizitës së sotme në Tiranë, pas takimit dhe konferencës për shtyp të presidentit Bajram Begaj dhe homologut të tij polak Andrzej Duda, një takim e ka patur edhe kryeministri Edi Rama.
Rama ka ndarë disa foto teksa ka pritur presidentit polak dhe shkruan se është kënaqësi që e takon.
Gjatë konferencës së përbashkët me Begaj, Duda tha se bashkëpunimi do jetë në shumë fusha, në ndërtim, turizëm, investimi në infrastrukturë, linja hekurudhore etj. Ai shtoi se Shqipëria po zhvillohet në mënyrë dinamike dhe Polonia ka treguar mbështetjen e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.