Arrestimi i Belerit/ Qytetarët e Himarës: Na premtoi nga 100 mijë lekë për votat

Qytetarë të Himarës kanë reaguar pas arrestimit të Fed Belerit duke deklaruar se janë kontaktuar nga njerëz të Fredi Bejlerit për të shitur votën.

Ata thonë se u ishte ofruar nga 10 mijë lekë për person në familje për t’i dhënë votën Fred Belerit.

“Ishte Beleri dhe na tha do të japim lekë. Nuk dua lekë i thashë. 100 mijë lekë për votë më tha. Isha unë nusja dhe mamaja. Ne nuk pranuam. Nuk kemi marrë lekë.”- tha një qytetar,

“Na thanë do u japim secilit nga 10 mijë lekë për ta votuar. Vetë ai nuk më ka thënë gjë por më kanë thënë Niko Panajoti”jepja votën Fredi Belerit”. Erdhën sot na morën në 3 pa 10 nga shtëpia.”- tha një tjetër qytetare.