“Skanderbeg”/ Filmi i parë i animuar 3D me hero shqiptar, mund të kushtojë 1.5 mln euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një film i animuar shqiptar i titulluar “Skanderbeg” është duke u punuar për të qenë pjesë e shikueshmërisë për fëmijët. Me idenë e aktorit Flor Binaj dhe Daniel Kordhoni, ky projekt ka rreth 3 vite që punohet për t’u realizuar. Qëllimi është që fëmijët shqiptarë dhe jo vetëm, të mos kenë idhuj personazhe si Spiderman, Batman, Superman, Hulk etj, por edhe një hero shqiptar.

Florjan Binaj është skenarist i këtij projekti ndërsa Daniel Kordhoni është autor/producent. Personazhet do jenë me emrat e fëmijëve të tyre. Mësohet se Binaj ka punuar rreth 2 vite me skenarin, ndërkohë në film janë gjithsej 40 personazhe. Filmi ka pasur një kosto fillestare prej 150 mijë eurosh, por kjo shifëer mund të shkoj edhe eri në 1.5 milionë euro sipas autorëve.

“Ky film do të jetë një epokë e re për t’u njohur ndërkombëtarisht ndërkohë do të jepen mesazhe për planetin Tokë. Filmin menduam që ta quajmë Skandërbeg dhe superheroi të jetë në fuqitë e Skëndërbeut, të jenë të mëshiruar të dy fëmijë të cilët kanë një lidhje shumë të fortë me florën dhe faunën, e mbrojnë natyrën. Filmi fillon që bie një kometë e vogël, e këta shkojnë atje për ta gjetur. E gjejnë e çojnë në shtëpi dhe ia tregojnë gjyshit. Më pas ai tregon se këtë gur e kemi të trashëguar që nga periudha e Skëndërbeut. Është totalisht një histori shqiptare por problemi është botëror, siç është shkatërrimi i lumenjve, i pyjeve, dhe gjithçka që lidhet me qenien tonë si njerëz”– tha Flor Binaj.

Të fundit

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Lajme të tjera

Web TV