Me paterica prej më shumë se 1 viti, i moshuari në Kuçovë ushtron të drejtën e votës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht rrethanave shëndetësore, të moshuarit në Kuçovë kanë ushtruar të drejtën e votës për të zgjedhur drejtuesit e rinj të pushtetit vendor në 61 bashkitë e vendit.

Mes tyre është edhe Andrea Kapllani, i cili prej muajsh të tërë vuan nga një dëmtim i këmbës dhe i është dashur që gjatë kësaj kohë të lëvizë kudo me paterica. Megjithatë kjo nuk e ka penguar atë të marrë pjesë në votime, pavarësisht vështirësisë për të lëvizur. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Andrea u paraqit në qendrën e votimit për të zgjedhur kandidatin që dëshiron për të qeverisur për 4 vite në Kuçovë.

66-vjeçari u ndje i lehtësuar që foli me vullnetin e tij të votës ndërsa u kërkoi edhe mijëra të rinjve të bëjnë në këtë ditë të rëndësishme për fatin e qytetit. Mësohet se, pjesëmarrja në votime në qytetin e Kuçovës ka qenë e ulët.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV