Euro ringrihet pas zgjedhjeve, ja me sa do të këmbehet euro dhe dollari në vendin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Euro e ka nisur javën me rimëkëmbje në kursin e këmbimit lekun.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro të hënën u këmbye me 111.31 lekë, në rritje me 0.49 lekë krahasuar me ditën e premte.

Rritja e euros në pikat e këmbimit valutor u theksua veçanërisht në gjysmën e dytë të të premtes, ndërsa ka vijuar më e lehtë edhe këtë të hënë.

Në gjysmën e parë të muajit maj, euro shënoi një rënie të mëtejshme ndaj lekut, duke arritur vlerat më të ulëta historike.

Në datën 11 maj, kursi i këmbimit euro-lek arriti nivelin prej 110.63 lekësh, më i ulëti i regjistruar ndonjëherë.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, rënia i detyrohej prurjeve të mëdha të valutës në treg. Rritja e ofertës së euros mund të shpjegohet pjesërisht me theksimin e faktorit sezonal dhe rritjen e turizmit hyrës, por edhe me zgjedhjet lokale.

Sipas ekspertëve, periudhat parazgjedhore shoqërohen me rritje të flukseve valutore dhe e njëjta gjë duket se ka ndodhur edhe këtë vit, duke e çuar kursin e euros drejt rekordeve të reja në rënie.

Në ditët e fundit, megjithatë, kjo rënie është korrigjuar disi dhe kjo koincidon me përfundimin e fushatës zgjedhore. Sipas agjentëve të këmbimit, në gjysmën e dytë të javës së kaluar u vërejt një rritje e kërkesës për euro në treg.

Rënia e euros në nivelet më të ulëta historike mund të ketë rritur kërkesën për monedhën europiane nga subjektet që kanë nevoja për valutë, të lidhura me biznesin, shlyerjen e kredive në euro, udhëtime jashtë vendit, etj.

Një fenomen i ngjashëm u vërejt edhe në fund të vitit 2022. Pasi kursi i euros preku nivelin më të ulët historik, në ditët e fundit të dhjetorit dhe në fillim të janarit u vërejt një kërkesë e lartë për të dhe ringritje e shpejtë, ndonëse e përkohshme, e kursit euro-lek.

Lexo edhe :  Euro bie në nivelin më të ulët historik, me sa këmbehet monedha evropiane

Në atë rast, rritja u nxit edhe nga një injektim shumë i madh i lekut në treg nga qeveria shqiptare, që e shpenzoi të gjithë deficitin e planifikuar në muajin dhjetor, duke e përqendruara sidomos në ditët e fundit të muajit.

Për momentin, kursi i euros është rimëkëmbur disi, por sidoqoftë ngelet ende pranë niveleve minimale historike dhe agjentët bendojnë se në afatin e shkurtër monedha europiane do të qëndrojë në pozita të dobëta, duke pasur parasysh efektin e pritshëm sezonal.

Sidoqoftë, frenimi i rënies së euros iu jep për momentin një lloj frymëmarrjeje sektorëve eksportues të ekonomisë, që po përballen me humbje të konsiderueshme nga forcimi i lekut. Krahasuar me një vit më parë, monedha vendase është mbiçuar me rreth 8% në kursin e këmbimit me euron./Monitor/

Kuris

Të fundit

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV