Fitoi zgjedhjet nga qelia/Celibashi: Beleri kandidat i mandatuar për të drejtuar bashkinë

Kryekomisioneri Ilirian Celibashi ka folur për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Belerin.

Ky i fundit fitoi zgjedhjet në këtë bashki një ditë pas arrestimit me akuzën për blerje vote.

Celibashi u shpreh se Beleri është kandidat fitues, i mandatuar nga zgjedhësit për të drejtuar këtë bashki.

Ai shtoi se situata e tij juridiko penale nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor.

“Ai është kandidat fitues. Nëse nuk do ketë kontestime dhe do të konfirmohet ky rezultat deri tani ai konsiderohet i mandatuar për të drejtuar bashkinë.

Situata e tij juridiko penale nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor. Më tej do të flasim nëse do të ketë zhvillime të reja”, deklaroi ai.