Maliqi sërish i PS/ Gëzim Topçiu siguron mandatin e shtatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gëzim Topçiu i Partisë Socialiste ka siguruar për herë të shtatë mandatin si kryebashkiak në Bashkinë e Maliqit.

Në një prononcim për mediat, Topçiu falënderoi të gjithë votuesit, teksa u shpreh i prekur.

“Ende vazhdojmë punën, kjo nuk është mandatesh por për komunitetin. Bashkia e Maliqit është kampione. Kemi fituar të gjitha qendrat e votimit si asnjëherë. Patjetër që prekem, pasi është mandati i shtatë karrierën time.

Kjo është përgjegjësi për mua që më kanë besuar. Të gjithë banorëve të majtë dhe të djathtë. Unë mendoj se cilat janë punët e radhës që do bëjmë. Falënderoj Niko Peleshin për mbështetjen që më ka dhënë.

Faleminderit të gjithë komisionerëve, vëzhguesve dhe numëruesve. U them kundërshtareve që nuk mund të fitojnë vota vetëm muajin e fundit të zgjedhjeve, por me punë çdo ditë”, u shpreh Topçiu.

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV