“Misioni i PD të ndahet nga Berisha”, Çupi: Fushata shënoi fundin e ‘luftës së ftohtë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Cupi komentoi ne maratonën zgjedhore në ABC News rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Çupi tha se PD 50 mijë vota për PD pas situatës ku nuk mori pjesë në asgjë janë shumë.

“50 mijë vota për PD pas situatës ku nuk mori pjesë në asgjë janë shumë. Kam pritur më pak. Pamja tjetër është a do kthehet pjesa e moderuar në parti politike. Vijon me disa huqe që ka Berisha. Misioni i saj është të ndahet prej këtij habitati. PD e ka kuptuar vonë se çfarë do bënte. Nga maji 2021, PD humbi dy vjet se është kush është më i rëndësishëm, SHBA apo Berisha. Humbja e kohës, krijoi përshtypjen se PD nuk është e gatshme të rreshtohet me perëndimin. Dyshoj shumë se nëse ky grupim që quhet PD legale do jetë në gjendje të zhvillojë ide,”-tha ai.

Ndër të tjera Çupi tha se kjo fushatë shënoi fundin e luftës së ftohtë në Shqipëri.

“Ke të drejtë kur thoni a është Berisha fuqi elektorale. Ka një keq kuptim, nëse nuk je në favor për përparimit të vendit s mund të jesh forcë elektorale. Kjo fushatë për mendimin tim ishte fundi i luftës së ftohtë në Shqipëri, përfundoi lufta e ftohtë në Shqipëri. Demokratët bënë jetën e Berishës, dhe ndaj iu kërkon që njerëzit të bëjnë jetën e tij, të njëjtën gjë po kërkon edhe PD që njerëzit të bëjnë jetën e udhëheqësve të tyre. Ndodhi që njerëzit dolën nga trajta e ufos dhe iu kthyen vetes. Njerëzit në Shkodër, Tropojë, Kukës, dolën nga shërbimi i jetës së tjetrit. Berisha e të tijët kanë votuar në një shoqëri tjetër. Shqipëria është shtet i huaj për Berishën.” përfundoi ai.

Të fundit

“Janë njerëz pa fe. Edhe ateizmi është fe”. Preç Zogaj i kujton Berishës nenin “Basha”

Mban numrin 45 në statutin e Rithemelimit të PD-së, miratuar mes brohoritjeve në stadiumin e ‘Air Albania’ në 11...

Jorida Tabaku pranon dështimin e PD-së: Nuk ia dolëm për rrotacionin

Arriti të sigurojë mandatin në Tiranë por sërish nuk e quan betejë të fituar. Jorida Tabaku shprehet se aksioni opozitar duhet riformatuar. Arsyeja pse Tabaku...

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë helmuar nga ushqimi që kanë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Lajme të tjera

Web TV