Politikë Socialistët marrin edhe Prrenjasin/ Nuri Belba fiton mandatin 4 vjeçar 13:27 15/05/2023 Facebook Twitter WhatsApp Linkedin Email Telegram Viber Përfundon numërime edhe në Prrenjas, ku socialistët marrin edhe një bashki. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS Nuri Belba ka marrë 6733 vota. Sakaq kandidatja e Bashkë Fitojmë, Suzana Topi ka marrë 4040 vota ose 2693 vota më pak.