Zyrtare/ Barcelona shpallet kampione e La Ligas për të 27 herë në histori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona rikthehet në majën më të lartë të futbollit spanjoll, duke u shpallur kampione për të 27-tën herë në histori. Në “RCDE Stadium”, në derbin ndaj Espanyol, të besuarit e Xavi-t ishin të pamëshirshëm duke arritur një fitore të thellë 2-4, e duke zhytur akoma dhe më tepër në fundin e tabelës rivalët e qytetit.

Në një sezon të dominuar, katalanasit ia dolën të siguronin matematikisht titullin kur duhen dhe katër javë nga fundi i kampionatit.

Skuadra “Blaugrana” koleksionoi gjatë këtij sezoni 27 fitore, duke pësuar vetëm 11 gola. Mbrojtja ka qenë pika më e fortë e Barçës, që ka mbrojtjen më të fortë, teksa ka pësuar vetëm në 9 nga 34 ndeshjet që ka luajtur gjatë këtij edicioni.

Një sukses i jashtëzakonshëm, për të nisur një kapitull të ri, pas një periudhe ku Barcelona e kishte humbur shkëlqimin e saj.

Mbyllja më e mirë e mundshme edhe për kapitenin Sergio Busquets, i cili në fundin e këtij sezoni do të ndajë rrugët me skuadrën ku u rrit dhe fitoi gjithçka. Një lamtumirë e ëmbël, duke ngritur lart titullin kampion, për t’i hapur udhë një epoke të re.

Një titull dhe për Lewandowskin, i cili me dy golat e shënuar ndaj Espanyolit shkon në kuotën e 21 golave, duke qenë pretendenti kryesor për të fituar Këpucën e Artë në Spanjë.

Meritë të padiskutueshme dhe për trajnerin Xavi, i cili rikthen në shtëpinë e tij jo vetëm një titull kampion, por dhe shpresën se Barcelona mund të kthehet përsëri në majat më të larta të futbollit spanjoll.

Dy skuadrat e Madridit, Reali dhe Atletico, në këtë edicion mbetën shumë pas katalanasve, duke u hapur udhë drejt një titulli të merituar, me një skuadër që nuk e vuri për asnjë çast në diskutim arritjen e trofeut më të rëndësishëm futbollistik në Spanjë.

Të fundit

Superiore/ Skema e re e “Final Four”, ja ndryshimet që do të ndodhin në sezonin 2025/2026

“Final Four” pritet të pësojë ndryshim rrënjësor në edicionin e ardhshëm, ndërsa FSHF do të njoftojë vendimin zyrtar në...

Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e Shqipërisë, siç bëri me bregdetin,...

Përmet, 24-vjeçarja në gjendje të rëndë nga pickimi i gjarprit

Një vajze 24-vjeçareje i është rrezikuar jeta nga pickimi i gjarprit pasi në spitalet e vendit nuk disponohet ilaçi kundër helmimit nga gjarpri. E reja,...

Skandali tek RedBulli, flet ish-drejtuesi i F1: “Horner u tregua idiot”

Bernie Ecclestone, ish-shefi i Formulës 1, komentoi shkarkimin e Christian Hornerit, duke i hedhur benzinë zjarrit për çështjen e skandalit seksual, ku është përfshirë...

Salianji: Në burg luajta futboll pas 18 vitesh

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tregon se në burg i është rikthyer pasioneve të vjetra, siç është futbolli, teksa shprehet se kishte rreth...

Lajme të tjera

Web TV