14 Maji/ Mediu: Tragjik jo vetëm për opozitën, por për të gjithë Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehet se rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit, është tragjik jo vetëm për opozitën, por edhe për të gjithë Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PR-së, Mediu thotë se opozita ka shkatërruar vetveten, teksa shton se Kryeministri Rama ka shkatërruar gjithë sistemin.

Fatmir Mediu: Raporti i OSBE-ODIHR parashtron problematika të rëndësishme të mungesës së zhvillimeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Mekanizimat që ka përdorur sistemi, përdorjen e punonjësve të administratës që janë rreth 250 mijë të cilët janë detyruar të ruajnë vendet e punës, kanë krijuar presion tek votuesit shqiptarë. Rezultati i zgjedhjeve, tragjik jo vetëm për opozitën, por për të gjithë Shqipërinë dhe sidomos për qytetarët opozitarë që duan një realitet tjetër.

Pyetje: Si mund të frenohet një sistem i manipulimit të votës, sepse PD pretendon se ka qenë një sistem i angazhuar, janë dhënë para dorazi…?

Fatmir Mediu: Opozita ka histori të veprimit të saj politik, ku e ka ngritur shqetësimin e saj për manipulimin e zgjedhjeve në nivelet më të larta. Dua të kujtoj këtu, pas zgjedhjeve të 2001-shit, ku manipulimet kanë qenë të hapura, kurse tani janë më të sofistikuara. Përgjegjësia jonë është të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këtë nuk mund ta përdorim për show politik të asnjë individi, por për interesa të qytetarëve. U bë kaq kohë që nuk bëjmë një reformë zgjedhore. Opozita ka shkatërruar vetveten dhe Rama ka shkatërruar gjithë sistemin sepse ja kemi dhënë ne me ato veprime idiote që bëmë, me daljen nga parlamenti, moshyrjen në zgjedhjet lokale, mungesa e reagimit në kohë dhe dëshira më të eliminuar atë që na dukej e tepërt. Ne duhet të shtojmë në vend që të pakësojmë

Të fundit

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Lajme të tjera

Web TV