Akti final i Euroderbit, Pioli shfaqet optimist: “Milani e përmbys rezultatin me histori”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjysmëfinalja e kthimit të Champions League nis me një avantazh 2-0 të Interit ndaj Milanit. Trajneri Simone Inzaghi ka një këmbë e gjysmë në finalen e Stambollit, por e di që derbi nuk është kurrë një ndeshje si të tjerat, edhe nëse kushtet e dy skuadrave janë aktualisht diametralisht të kundërta.

“Duhet të kemi mendje të ftohtë dhe zemër të nxehtë, është e vetmja skuadër që i interpreton këto ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi një avantazh të merituar dhe e dimë, por nuk duhet ta menaxhojmë avantazhin. Dua Interin që luan në fushë të plotë, kundër një ekipi cilësor. Jemi 90 minuta larg një ëndrre me këta djem që kam fatin t’i stërvit” – u shpreh tekniku i Interit.

Në kahun tjetër, kuqezinjtë e Milanit i besojnë historisë së skuadrës në Champions. Të njëjtin mendim ka edhe trajneri Stefano Pioli. “Ne besojmë në një përmbysje, sepse ne jemi Milani, sepse kemi treguar se ne luajmë lojëra të shkëlqyera dhe mund të kemi një nivel të lartë loje, mbi të gjitha kam lojtarë që mund të gjejnë lojën fituese individualisht.

Duhet të fillojmë nga pjesa e dytë që bëmë në sfidën e parë” – tha ndër të tjera trajneri i Milanit, i cili beson tek aftësitë e individëve të veçantë për të marrë një fitore me të paktën 2 gola diferencë.

Të fundit

Shqiptarja që gjeti dashurinë në emisionin britanik, momentet që morën gjithë vëmendjen

Në sezonin e dytë të reality show-t të famshëm, “Love Is Blind: UK”, vëmendjen e mori një çift që...

Izraeli nënshkruan marrëveshjen më të madhe të gazit në histori, miliarda euro fitime

Qeveria izraelite është gati të finalizojë një marrëveshje të madhe furnizimi me gaz me Egjiptin, që përfshin eksportin e 22% të burimeve nga Leviathan,...

Berisha ‘kërcënon’ Ramën: I caktoi vetes pension 4 mln lekë, e garantoj se s’do i gëzojë!

Kryetari i Partisë Demokratike shënjestroi në konferencën e sotme atë që e cilësoi mashtrimin e qytetarëve me shifrat e ekonomisë shqiptare nga Qeveria dhe INSTAT,...

Turizmi i aventurës, projekti i BERZH do mbështesë ndërhyrjet në 4 fshatra të Korçës

Katër fshatra të Korçës, konkretisht: Dardha, Arrëza, Sinica dhe Nikolica do të mbështeten për të përmirësuar ofertën e tyre turistike dhe posaçërisht në segmentin...

Milani arkëton 21 milionë euro, Leeds siguron shërbimet e sulmuesit zvicerian

Negociatat mes Milanit dhe Leeds janë mbyllur me sukses për Noah Okafor. Sulmuesi do I sjellë kuqezinjve 21 milionë euro bashkë me bonuset. Dhe pse...

Lajme të tjera

Web TV