Dorëheqja e Alibeajt/ Baçi: Intrigë për të përçarjen PD, nuk ka gjë në dorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luan Baçi është shprehur në lidhje me dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt, si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike. Deputeti i PD-së thotë se kjo dorëheqje është një intrigë për ta përçarë PD-në. Një lojë e pisët sipas tij, pasi në të vërtet nuk ka një dorëheqje, kur nuk ke gjë në dorë.

Në lidhje me rezultatin, Baçi ka treguar për gazetaren Rovena Neziri, që PD ka bërë më të mirën, duke qenë në ato rrethana të vështira. Sakaq përmend këtu, disfavorin me kandidatët e mazhorancës, përballjen me kandidatët nga PD-ja, vështirësitë që i ka shkaktuar mungesa e siglës së PD-së, për t’i orientuar më pas votuesit te koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Zgjidhja e PD-së duhet të ishte demokratike, jo me vendosjen e kushteve për Berishën, duhet të kishte një proces votimi brenda PD-së për kreun e saj, ku Baçi thotë se duhet të votonin madje dhe simpatizantët e PD-së, por jo në mënyrën si veproi Alibeaj, për të cilin deputeti thotë se ka marrë gjithashtu ndihmën e kryeministrit.

Luan Baçi: Kur nuk ke gjë në dorë s’ke si të dorëhiqesh, parë në këtë këndvështrim për mua nuk është lajm, thjesht del në media që të marrë vëmendje, për të thënë që ja ku jam ekzistoj. Në vend të kërkonte ndjesë demokratëve për këtë tradhti, nuk e dimë kush është kryetari i asaj partie, që thonë se është PD-ja.

Këto janë lojëra, shumë të pista, një nivel i ulët i të luajturit në politikë. PD e vërtetoi që me kandidatët e dalë nga Primaret, në kushte shumë të vështira, pa fonde, pa emrin e kreut të PD-së, në një disfavor me kandidatët e mazhorancës, me kandidatët e vënë nga Alibasha, si kandidatë të Ramës, pa komisionerë, pa vëzhgues, arriti të marrë 40% të votave. Pak rëndësi ka si përkthehen në bashki.

A e di ça do të thotë që je i detyruar të dalësh me emër tjetër? Me mijëra simpatizantë nuk orientoheshin dot, kanë votuar PD-në pa ditur që ka qenë koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Që të gjithë mbajmë përgjegjësi, sipas hierarkisë. Dorëheqja e Alibeajt është nga ajo që nuk e ke. Mbajtën vulën, siglën, duke dalë në zgjedhje, vuri 12 kandidatë në 12 bashki që dolën të turpëruar, absolutisht morën vota nën  siglën e PD-së.

Do të ishte e ndershme që Alibeaj do të thoshte që do të hymë në zgjedhje të gjithë së bashku, të kandidojë kush të dojë dhe anëtarët të votojnë, madje dhe simpatizantët. Kjo është kjo zgjidhja e PD-së, por vënia e kushteve që do hymë në zgjedhje por jemi kundër berishizmit është nj detyrim.

Askush s’e ka të drejtën, t’i thotë Alibeajt që mos garo për poste drejtuese, vendosja e kushteve, është një fallsitet për të dëmtuar Partinë Demokrtatike. Nuk kishte pse të bënte gjithë atë luftë me ndihmën e Ramës, mbajtjen e siglës.

Sali Berisha, është faktor, ka votuesit e tij. Me detyrim nuk bëhet, nuk ka demokraci. Deklarata e sotme është një intrigë, për ta mbajtur të përçarë PD-në.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV