Përveç humbjes me kandidatët për kryetarë të bashkive, koalicioni “Bashkë Fitojmë” i dyshes Berisha-Meta ka humbur thellë edhe në Këshillat Bashkiakë në çdo njësi vendore.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, dërmohet edhe në votat për këshillat bashkiakë në të gjithë vendin. Partia Socialiste dhe PSD dominojnë për këshillat bashkiakë në Shkodër dhe Lezhë. Nga ana tjetër koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka njohur humbje të thellë, ndërsa shihet një rritje në për qindje e PD-së zyrtare për këshillat bashkiakë. Numërimi për ‘parlamentet vendore’ ka përfunduar në disa bashki dhe vijon në shumicën prej tyre. Nuk ka surpriza për Partinë Socialiste, e cila vijon të kryesojë në shumicën dërrmuese të bashkive, madje edhe aty ku nuk e ka fituar kryebashkiakun si në rastin e HImarës apo edhe të Hasit. Ajo që vihet re nga numërimi i votave deri tani për këshillat bashkiakë është disfatë e dyte dhe humbja edhe më e madhe e Berisha-Meta. Partia Demokratike zyrtare ka një përqindje të rëndësishme në një pjesë të mirë të këshillave bashkiakë, ndërkohë që koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka shumë më pak vota sesa ka marrë për kandidatët. E qartë kjo duket në një bastion si Shkodra ku Berisha-Meta nuk i kalojnë 24%, rezultat shokues ky per ish bastioni e Sali Berishes. Kjo do të thotë se nëse PD zyrtare do të kishte nxjerrë kandidatë për kryebashkiakë do të ishte shumë më e madhe humbja e koalicionet mes Berishës dhe Metës. Ky rezultat do ta bëjë edhe më interesant ‘luftën’ për vulën në Partinë Demokratike, pasi refuzimi nga demokratët është i rëndësishëm ndaj Sali Berishës. Në Elbasan dhe Poliçan, ku është përmbyllur numërimi për këshillat bashkiakë, PS ka siguruar shumicën e mandateve, duke fituar thellë përballë BF dhe Partisë Demokratike. Konkretisht në Elbasan PS ka marrë 28 mandate, BF, 7 mandate, PD 1 mandat dhe nga një mandat për PSD, Partinë e Gjelbër, PDS dhe PDIU. Ndërsa në Poliçan nga 15 mandate të mundshme, PS ka fituar 13. Ndërsa BF dhe PD marrin nga një mandat secilia forcë. Në Pustec ka mbaruar numërimi, ku 5 mandate i ka marrë PS, 4 mandate për BF, 1 PAA, 1PDS, 1 PSD dhe 3 mandate Aleanca Maqedonasve për integrimin Europian. Në bashkinë e Fushë Arrëzit, PSD dhe PAA kanë marrë shumicën e mandateve me nga 3 mandate secila. Ndërkohë në Tropojë, PS ka numër më të madh votash duke siguruar më shumë mandate se koalicioni Bashkë Fitojmë.
Qarku Tiranë, PS dominon edhe në këshilla
Rezultati i plotë për bashkinë Vorë
Në Vorë, Partia Demokratike nuk ka arritur të sigurojë asnjë vend në këshillin bashkiak. Ndërkohë, PS ka fituar 13 mandate me 46.69%, BF 4 mandate pasi siguroi 16.45% të votave. Partia Agrare Ambientaliste ka marrë 2 mandate, Partia Republikane 1 mandat dhe FRD 1 mandat.
Rezultatin e plotë për bashkinë e Kamzës
Numërimi është mbyllur edhe në Kamëz, ku PS ka fituar 20 mandate me 43.08% të votave, BF, 11 mandate me 24.36% të votave dhe PD me 7.58% të votave ka arritur të sigurojë vetëm 3 mandate. Më tej, PSD ka marrë 2 mandate, FRD 2 mandate, PAA 1 mandat, PR 1 mandat, ALD 1 mandat.
Rezultatin e plotë për bashkinë e Rrogozhinës
Në Rrogozhinë nga 21 këshilltarë, PS ka arritur të marrë 9 mandate me 35.71% të votave, BF 4 mandate me 17.29% të votave dhe PD është renditur sërish forcë e tretë me 3 mandate ose 13.83% të votave. Mandatet e tjera janë ndarë mes partive të vogla, konkretisht PSD- 2 mandate, PR-1 mandat, PLL- 1 mandat. Mitat Daja ka fituar një mandate si këshilltar bashkiak duke kandiduar si i pavarur.
Rezultatin i pjesshëm për bashkinë e Tiranës
Në Tiranë ku deri më tani janë numëruar 614 qendra votimi nga 941 në total, PS kryeson bindshëm me 33 mandate ose 49.85% të votave, e ndjekur nga BF me 16 mandate 23.63% të votave. Partia Demokratike renditet forcë e tretë me 4.52% të votave që përkthehen në 4 mandate deri më tani. Ndërsa, PSD deri tani numëron 3 mandate, LB, 1 mandat, NTH 1 mandat, PDIU 1 mandat, LZHK 1 mandat, dhe PR 1 mandat.
Rezultatin e plotë për bashkinë e Kavajës
Në Kavajë, ku numërimi po ecën tepër ngadalë. Deri më tani janë numëruar 5 nga 92 qendrat e votimit duke bërë që PS pavarësisht se humbi kryesimin e bashkisë, të ketë një diferencë të madhe me BF. Konkretisht PS ka marrë deri më tani, 53.27% të votave, ose 19 mandate. Ndiqet nga BF me vetëm 18.62% të votave ose 6 mandate. PAA renditet forcë e tretë me 10.32% duke numëruar 3 mandate. PD ka deri më tani 2 mandate dhe PSD 1 mandat.