Reagon sërish Greqia: Arrestimi i Belerit pa prova të forta është skandal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka komentuar arrestimin e fituesit të zgjedhjeve në Himarë, kandidatit të “Bashkë fitojmë”, Fredi Belerit.

I pyetur nga mediat greke, Dendias theksoi se Greqia kërkon një afrim me Shqipërinë.

“Ne duam, kërkojmë dhe shpresojmë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes sonë në det me referim në Hagë. Jemi shumë të kënaqur që kjo gjë po ecën përpara,”– tha ai, por shtoi: Megjithatë, arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie, ndodh 2 ditë para zgjedhjeve me akuza për tentativë apo blerje votash? Në çdo vend të botës, këto do të ngrinin pikëpyetje.

Nëse krijon pikëpyetje me një kriter etnik neutral, imagjinoni sa pikëpyetje krijon. Pra, ne po themi diçka shumë të qartë. Nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme, ky përbën një skandal të madh dhe kështu tha kryeministri Rama.

Është një skandal. Askush nuk mund të arrestohet në prag të zgjedhjeve me këtë akuzë që ka të bëjë me procesin zgjedhor. Megjithatë shtoi se e pranon se çdo shtet të qeveriset nga parimet e shtetit ligjor. 

“Ne po flasim me shtet ligjor. Në këtë shtet ligjor, atëherë, e thashë edhe më parë, se arrestimi pa prova të forta të një kandidati dy ditë para zgjedhjeve është skandal. Ne do të shohim se çfarë provash ka dhe do të shohim gjithashtu nëse ka një shtet ligjor apo nëse duhet të vendosen pikëpyetje të mëdha,”-shtoi ai.

Fredi Beleri u shpall fitues në Bashkinë e Himarës. Me vetëm 19 vota para Fredi Bleri ka arritur që të fitojë kundrejt Jorgo Goros.

Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër.

Lexo edhe :  Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje!

Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues.

Të fundit

OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

OpenAI ka publikuar modelin GPT-5 të shumëpritur, modelin më të fundit të chatbot-it të saj të njohur të inteligjencës...

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme iu refuzua hyrja nga stafi...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Lajme të tjera

Web TV