1/3 e votuesve të Becit, 18-34 vjeç; 20% s’kishin votuar parvjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

34.5 mijë votat që mori Benet Beci në Bashkinë Shkodër më 14 maj janë bërë objekt analizash e komentesh nëpër TV-ra e portale. E mesmja shumëngjyrëshe e shumicës së këtyre analizave/komenteve është që, votave të parvjetshme të PS+PSD, iu shtuan edhe votat e parvjetëshme të degës shkodrane të ish-LSI-së, për të arritur tek 34.5 mijë votat e Becit.

Është e vërtetë që po të mbledhësh mekanikisht 25,656 votat e parvjetshme të PS+PSD me 7,880 votat e degës shkodrane të ish-LSI-së, arrijmë në 33.5 mijë vota. Por kjo është një aritmetikë tejet sempliste elektorale…

Së pari, bazuar në koeficientët zyrtarë të vdekshmërisë dhe të migracionit, rreth 1.5 mijë votues të parvjetshëm shkodranë të PS+PSD+LSI janë larguar këto dy vitet e fundit nga kjo botë, ose nga Shkodra, ose nga Shqipëria. Janë thjesht fakte të jetës shqiptare – ca vdesin e ca migrojnë…

Së dyti, jo 100% e votuesve të parvjetshëm të majtë që kanë mbetur në Shkodër kanë shkuar domosdoshmërisht të votojnë (një për një) më 14 maj. Nga një vrojtim rigoroz statistikor që dizenjova e drejtova para zgjedhjeve në gjithë terrenin e Bashkisë Shkodër (nga Alpet deri poshtë në det), rezultoi se vetëm 80% e votuesve potencialë të Becit kishin votuar parvjet – 20% e tyre nuk kishin votuar parvjet për asnjë parti. Për më tepër, 1/3 e votuesve potencialë të Becit rezultonin në grupmoshën 18-14 vjeç.

Me pak fjalë, 34.5 mijë votat që mori Benet Beci në Bashkinë Shkodër më 14 maj duket se kanë qenë një përzjerje votash të parvjetshme të PS-së, të PSD-së, të ish-LSI-së, dhe të të rinjve 18-34 vjeç, që nuk kishin votuar parvjet…

Të fundit

“Librin e marr në plazh si aksesor për foto”, modelja “ndez rrjetin” me deklaratën

Një deklaratë e bërë nga një prej ‘modeleve’ shqiptare e cila është pjesëmarrëse në emisionin “She’s On Top” ka...

Ylli Manjani: A është normale të hyjnë në burg dashnoret dhe eskortat?

Së fundmi, në media janë raportuar disa raste, kur modele të njohura, që punojnë dhe si eskorta, kanë hyrë nëpër burgje, për takime “special”. Për...

Berisha e ‘nxin’ sërish/ Në delegacionin e Shqipërisë në BE, përfaqësues të karteleve!

Kreu i PD Sali Berisha, po merr pjesë në Konferencën e organizuar nga Fondacioni i Partive Popullore Europiane – Martens Centre dhe Fondacioni për...

Për pushime në Shqipëri, mbi 300 mijë shqiptarë të Kosovës hynë nga Morina në dy javë

Sezoni turistik në Shqipëri ka hyrë në pikun e tij, ndërsa në pikat kufitare me Kosovën po vihet re një rritje e madhe e...

”Forbes”: Pse duhet ta planifikoni Shqipërinë për pushimet tuaja?

Për dekada të tëra, Mesdheu ka qenë duke ju propozuar të njëjtat destinacione të arta, por tashmë të vjetruara si Kapri, San Trope’, Mikonos...

Lajme të tjera

Web TV