Pse prindërit e rinj përsërisin gabimet e prindërve të tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shumë prindër, akti i rritjes së fëmijëve mund t’i ngjajë “déjà vu”-së. Fëmijët mund të jenë një pasqyrë e pazakontë e tipareve të dikujt: e formës së çuditshme të këmbës suaj, apo e kontureve të sakta të ankthit tuaj sociale.

Por edhe më e çuditshme, është mënyra se si prindërit e gjejnë shpesh veten duke shfaqur veset e prindërve të tyre në këtë proces. Fëmijët nuk janë si fletë boshe në bllok. Siç vuri në dukje kolegia im Faith Hill në një artikull të kohëve të fundit në “The Atlantic”, një fëmijë është mishërimi i padashur i trashëgimisë prindërore që para se të kryejë frymëmarrjen e parë.

Disa trashëgimi biologjike, do të diktojnë se kush është një person dhe lloji i jetës që do të bëjë, si dhe rrethanat materiale, mbështetja sociale, por edhe vlerat e prindërve të tij. Pa kaluar shumë kohë, “bagazhet” e fëmijërisë së prindërve të saj mund të kthehen në shtëpi.

Pra zakonisht prindërit e rinj, përsërisin gabimet e prindërve të tyre. Pavarësisht nëse kjo është një lloj gjëje që ndodh një herë në një kohë apo vazhdimisht “transmetimi ndër breza i mënyrës së prindërimit”, është një dukuri e konsoliduar e rritjes së fëmijëve, për mirë a keq qoftë.

Dhe kufizimet e familjes së vogël, e bëjnë këtë edhe më sfiduese. Faith Hill shkruan: “Elisabet Stit, një trajnere prindërimi dhe autore e librit ‘Prindërimi si gjuhë e dytë’, më tha njëherë se njerëzit kanë gjasa të mos i respektojnë sjelljet e prindërve të tyre – duke përfshirë ato negative – në rast se nuk kanë ndonjë model tjetër për të parë”.

Në SHBA, njësitë e familjes së vogël, janë shumë më të izoluara sesa dikur. Sot shumë prej nesh rriten pa parë shumë modele të rritjes së fëmijëve, përtej asaj që i nënshtrohemi vetë. Siç tregon edhe Faith, gjërat nuk kanë qenë gjithmonë kështu.

Historiania e martesës, Stefani Konz, e ka quajtur “një fat historik” familjen e pavarur ekonomikisht, e cila u kristalizua në imagjinatën e publikut brenda një periudhe të shkurtër pas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë kësaj kohe, mosha e martesës në SHBA u ul në nivele të reja më të ulëta dhe u rrit shkalla e lindshmërisë te gratë.

Çdo burrë i zakonshëm (i bardhë), mund të mbante familjen e tij pa u mbështetur tek të paktën një pjesë të punës që gjeneron të ardhura nga gruaja apo fëmijët e tij. Kjo gjë e përshpejtoi një zhvendosje nga shpërndarja e detyrave të kujdesit për fëmijët në një komunitet fqinjësh, të afërmish dhe miqsh, një praktikë e gjatë që antropologët e quajnë “mbarështim kooperativ”.

Lexo edhe :  Nesër reshje intensive me shtrëngata në 5 qarqe, apel për marrjen e masave

Rënia e rritjes kolektive të fëmijëve, ka pasur efekte disproporcionale te nënat. Siç vuri në dukje Dejvid Bruks në një artikull të vitit 2020 me titull “Familja e vogël ishte një gabim”, ndonëse gratë përfituan nga “çlirimi nga strukturat tradicionale të familjes”, duke u bërë të afta të përcaktojnë llojin e jetës që duan të jetojnë, vendimi për të rritur fëmijët e vegjël larg familjes mund të jenë “i vështirë dhe izolues” për gratë në veçanti.

“Situata përkeqësohet nga fakti se gratë ende shpenzojnë shumë më shumë kohë për punët e shtëpisë dhe kujdesin ndaj fëmijëve sesa burrat. Kështu, realiteti që shohim rreth nesh: Nëna të stresuara, të lodhura që përpiqen të balancojnë punën dhe prindërimin dhe që duhet të riplanifikojnë punën kur jeta familjare bëhet e çrregullt”,- shkruante Bruks.

Është e vështirë të bësh gjithçka me pak mbështetje. Kjo gjendje u bë edhe më e dukshme  në fillim të pandemisë së koronavirusit, e cila i shtoi kufizimet e modelit të familjes të vogël. Për këto dhe arsye të tjera, kjo lloj familje po del jashtë mode.

Sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore Pew të publikuar vitin e kaluar, përqindja e amerikanëve që jetojnë në familje me shumë gjenerata, është rritur në mënyrë të qëndrueshme që nga vitet 1970. Dhe megjithëse kjo rritje është nxitur kryesisht nga konsiderata praktike, si kërkesat për përkujdesje dhe financat, më shumë se gjysma e të anketuarve të anketimit thanë se kjo qasje ka rezultuar shpërblyese në shumicën e kohës.

Është e arsyeshme të thuhet se një largim i vazhdueshëm nga familja e vogël, dhe një zhvendosje drejt sistemeve më bashkëpunuese të kujdesit ndaj fëmijëve, do të ndihmonte në sigurimin e ekspozimit të brezave të ardhshëm ndaj një game më të gjerë modelesh të rritjes së fëmijëve. Dhe siç shpjegon Faith, të parit e një sërë teknikash prindërimi, i pajis më mirë individët për të ndërtuar komplete mjetesh për rritjen e fëmijëve, të cilat kompensojnë të metat e veçanta të trashëgimisë së tyre prindërore.

Prindërimi është një sjellje e mësuar. Por nuk është e humbur shpresa për ata që janë rritur në familje të vogla, që synojnë të mos përsërisin gabimet e prindërve të tyre. Edhe për ata që nuk iu sigurua një fëmijëri me modele të ndryshme prindërimi, Faith vëren se ekzistojnë mundësitë për edukimin e vazhdueshëm nga gjyshërit, miqtë, trajnerët e sportit të fëmijëve etj.

Të fundit

Parashqevi Simaku ende s’është takuar me djalin,fondet dështojnë

Këngëtarja Parashqevi Simaku, do të takohet me djalin e saj dhe me ish-bashkëshortin Robert Nolfe. Lajmin e ka bërë...

Cila ekonomi pati ecuri më të mirë në 2024?

Vendet e mesdheut vazhdojnë me ecurinë e mirë ekonomike për të tretin vit radhazi, me Spanjën në krye të listës së këtij viti. Greqia...

Murtaja e derrave në Lezhë/ Sëmundja afrikane, ngordhin 60 derra

Murtaja afrikane e rishfaqur serish ne Lezhe  ka shkaktuar ngordhjen e 60 krerëve  derra në një fermë. Zona është vendosur ne karantine nga Sherbimi...

Tryeza për Vitin e Ri, rritja e çmimeve prek pensionistët në Elbasan

Sikur të mos mjaftonte rritja e çmimeve gjatë gjithë vitit, në këto prag festash rritja e çmimeve të produkteve të shportës po cenon tryezën...

Festat/ Këshilla për ata që vuajnë nga depresioni dhe bipolariteti

Për shumë njerëz, festat e fundvitit janë koha më e bukur, por jo për të gjithë. Për njerëzit që jetojnë me çrregullime bipolare ose...

Lajme të tjera

Web TV