SHBA paralajmëron Vuçiçin: Kujdes me provokimet ndaj Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një bisede telefonike të zhvilluar me të së fundi, Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ia bëri të qartë presidentit serb Aleksandër Vuçiç se është e nevojshme të shmangen provokimet dhe konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenca serbe pohoi se zyrtari i lartë amerikan i mëshoi idesë se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë punën në normalizimin e raporteve, ndërsa ritheksoi mbështetjen e SHBA-së për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Vuçiç, sipas njoftimi të presidencës, përsëriti se Serbia vazhdon të jetë e përkushtuar në politikën e paqes dhe bashkëpunimit në rajon. Procesi i dialogut mes Prishtinës e Beogradit ka nisur në vitin 2011. Marrëveshja bazë drejt normalizimit të relatave mes tyre u arrit shkurtin e këtij viti në Bruksel, e një muaj më vonë, palët u pajtuan edhe me Aneksin e zbatimit të saj.

Marrëveshja, e përbërë nga 11 nene, nuk e detyron Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo dikton pa ashtu nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në takimin e fundit të dialogut të nivelit të lartë, që u mbajt më 2 maj, Ekipi Menaxhues për formimin e Asociacionit, ka paraqitur para palëve draftin e parë të statutit për themelimin e kësaj bashkësie, por drafti u refuzua nga pala kosovare.

Të fundit

VIDEO: PD harron me kë e ka “betejën”, kapet me gazetarët

Deputetët e Partisë Demokratike duket se harruan me kë e kanë betejën e tyre politike dhe në protestën e...

Carlo Bollino: Berisha mbetet i vetmuar

Nuk ka krahasim më domethënës për të përshkruar situatën aktuale politike sesa ajo mes dy fotografive të marra sot në Tiranë: në njërën, 52...

Rama për zgjedhjet e 11 Majit: Ishin vullnet 100 përqind i popullit shqiptar!

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj pyetjes së një gazetari të huaj lidhur me raportin e Bashkimit Evropian për zgjedhjet në Shqipëri, gjatë një...

Ilir Yzeiri: Kjo është një ditë e bukur për Shqipërinë

Samiti e vendeve të Europës që përfshin anëtarët e BE-së dhe të tjera vende jashtë këtij organizmi, siç është rasti ynë, është një forum...

Tensione te “Zogu i I-rë”, Berisha mbërrin në protestë, militantët përzënë mediat

Lideri demokrat Sali Berisha ka mbërritur në protestën e organizuar nga opozita në kryqëzimin e Sheshit Skënderbej me Bulevardin Zogu I, direkt nga Brukseli...

Lajme të tjera

Web TV