Prokuroria kërkon 57 vite burgim për Kokën, Bllakon dhe 7 të pandehurit e tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria Spaciale, SPAK ka kërkuar dënimin me 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, 4 vite për deputetin Bllako dhe më pak për shtatë të pandehurit e tjerë. Përfitimi nga gjykimi i shkurtuar dhe çështja e inceneratorëve që pas Elbasanit do vijojë edhe për Fierin.

Fati i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dh eish-Sekretarit të dikasterit të drejtuar prej tij Alqi Bllako ka qenë i “tersët” në periudhën mes dy zgjedhjeve, ata parlamentare 2021 dhe lokale 2023. Të dy “shkëlqyn” duke u zgjedhur deputetë të PS-së, por tashmë vetëm dy vite më pas janë njohur me pretencën e Prokurorisë Speciale SPAK për dënimin me 57 vjet për ta dhe shtatë të tjerët. Prokuroria e Posaçme shpalli pretencën për 9 të pandehurit për aferën e inceneratorit të Elbasanit dhe kërkoi dënimin e tyre me 57 vite burgim në total. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka rrezikon dënimin me 10 vite burg për akuzat e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim, korrupsion dhe pastrim parash. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për ish deputetin Koka reduktohet në 6 vite e 8 muaj burg. Për ish-sekretarin e përgjithshëm dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako, SPAK kërkoi dënimin për 4 vite burg për ‘shpërdorim detyre’ kryer në bashkëpunim. E njëjta masë dënimi u kërkua edhe për të pandehurit, Pëllumb Abeshi, Jonida Zeqo, Serafin Papa dhe Bardhyl Çabiri. SPAK tha se ata përfitojnë ulje të dënimit për shkak të procedurës së përshpejtuar dhe në finale do të vuajnë nga 2 vite e 8 muaj burg secili. SPAK kërkoi si dënim plotësues për zyrtaret, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Biznesmeni Mirel Mertiri, të cilin SPAK e cilëson si pronarin de fakto të inceneratorit të Elbasanit rrezikon të dënohet me 10 vite burgim, e po ashtu i njëjti denim u kërkua edhe për biznesmenin tjetër në kërkim, Klodian Zoto. Për Stela Gugalljan, partneren e Mirel Mërtirit, ndaj së cilës ka një proces në Vjenë për ekstradim drejt Shqipërisë u kërkua dënimi me 7 vite burgim. Të tre përfitojnë ulje të një te tretës së dënimit. SPAK tha se Mërtiri, Zoto e Gugallja, të cilësohen fajtor për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Saimir Visha avokat i njërit prej të pandehurve tha se prokuroria mbajti një qëndrim të ashpër, për të kënaqur politikën. Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e kompanive, Albtek Energy” dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k duke caktuar si dënim penal të personit juridik, ndërsa kërkoi konfiskimin dhe kalimin e tyre në pronësi të shtetit. Një tjetër kërkesë e prokurorisë ishte dhe konfiskimi i disa prej pasurive të ish ministrit të mjedisit Lefter Koka, mes të cilave 88 për qind e kantinës së pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si dhe disa shoqëri të tjera përmes së cikave janë kryer transaksione dhe kontrolloheshin në mënyrë indirekte nga njerëz të lidhur me ish deputetin. Të njëjtët të pandehur akuzohen dhe për inceneratorin e Fierit, ndërsa për atë të Tiranës hetimet vijojnë sikurse SPAK ka në duar dosjen penale ndaj ish-zv-kryeministrit Arben Ahmetaj. Pas pretencës së mbajtur ditën e djeshme nga institucioni I akuzës në seancën në vijim është radha e avokatëve mbrojtës të cilët kanë kërkuar pafajësinë e klientëve të tyre. Megjithatë do jetë Gjykata e Posaçme ajo që do të vendosë për dënimin ose jo të nëntë të pandehurve për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Ndërkohë një tjetër process është në ngarkim të Kokës dhe Bllakos I cili lidhet me inceneratorin e Fierit. Ndërsa për inceneratorin e Tiranës edhe pse vijojnë hetimet nuk ka asnjë konkluzion dhe kjo çështje mbetet ende enigmë sesi do të vijojë në institucionin e akuzës.

Lexo edhe :  Admirali i SHBA: Vuçiç është bandit, do të pushtojë Kosovën

KËRKESA E SPAK
Lefter Koka, 10- (Gjykim i shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg)
Alqi Bllako 4-2.8
Serafin Papa 4-
Pëllum Abeshi 4
Jonida Zqeqo 4
Bardhyl Çabiri 4-2.8
Mirel Mërtiri 10 -6.8
Stela Gygallja 7 -4.8
Klodian Zoto 10- 6.8

Të fundit

PD, analizën e humbjes nuk e bën humbësi!

Nga Sebi Alla Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ua ka bërë të qartë të tijëve dhe publikut se gjëja...

Ekzekutuan biznesmenin, dënohet me 30 vite burg Endrew Bode, 20 vite Alban Velo

Gjykata e Tiranës dënoi me 55 vite burg në total autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, ngjarje e ndodhur në 16 dhjetor të...

Taulant Balla në bazën e NATO-s në Letoni, vendos lule aty ku ranë dy dëshmorë

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ndodhet në një vizitë zyrtare në Letoni ku ka vizituar bazën ushtarake të NATO-s, në Adazi. Ai është takuar...

Shefi i NATO-s: Jemi të rrezikuar nga Rusia, mbroni qiellin!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Rusia është një kërcënim dhe rrezik real. Rutte u shpreh se duhet të jemi...

Ylli Manjani: Berishës i ka ngelur ora te narkoshteti, na vë pullë në Europë

"PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi", kështu është shprehur avokati Ylli Manjani teksa komentoi rinumërimin e votave për...

Lajme të tjera

Web TV