Shqipëria “mavi” në 14 maj/ Pëllumbi tregon “sekretin” e triumfit të PS në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Triumfi i socialistëve në zgjedhjet vendore nuk është pranuar nga opozita, e cila në procesin e 14 majit arriti të merrte vetëm 7 bashki të vogla, ndërsa bastionet e djathta, e veçanërisht Shkodrën, i humbi.

Deputeti i PS Arben Pëllumbi, në një intervistë për Vizion Plus, ka thënë se mazhoranca kishte kohë që përgatitej për zgjedhjet vendore dhe fitorja e Shkodrës erdhi pas një pune të madhe në terren.

Sipas tij, PS në 14 maj ka marrë votat e saj, ndërsa votuesit e djathtë kanë bojktotuar procesin.

-E prisnit një rezultat kaq të thellë ?

Ne e prisnim fitoren në Shkodër. Ne kemi disa vite që përgatitemi me ristrukturim të strukturave por edhe ofertave.

Mënyrën se si u riorganizuam, kandidati që përzgjodhëm dhe risitë mendonim se do na jepte fitoren. Rezultati ishte edhe më I thellë nga sa e prisnim ndaj dhe na bën

-Cila ishte arsyja që kandidatët socialistë u votuan në këtë masë?

PS ka marrë votat e veta. Ka pasur një abstenim të votave të djathta. Duke qenë se lideri I tyre ka qenë non grata, është provuar e ska dhënë asgjë, në 2013 “u shorr” e skishte cctë jepte më.

PS u riorganizua, kryeministri ishte në ccdo bashki të vendit, bëmë sondazhet tona, ndërsa nga ana tjetër kishim një stukturë të shpërbërë dhe një koalicion mepersona që Ii njihnin mirë shqiptarët

-Megjithatë opozita sidomos koalicioni Bashkë Fitojmë i drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta flasin për blerje të votave dhe vjedhje të zgjedhjeve, si i konsideroni këto akuza ?

Këto nuk janë për herë të parë. Berisha nuk ka njohur asnjë rezultat ku humbet. Zgjedhjet në Shqipëri kanë ardhur duke u përmirësua.

Lexo edhe :  "Shoqja jonë më e dashur, FITORJA"/ Rama: Vdesim dhe nuk i ndahemi…

Zgjedhjet u mbajtën në një klimë të qetë, nuk pati asnjë incident. Të gjitha mediat ishin në funksion të fushatës së zgjedhjeve, partive politike u dhe hapësirë e barabartë.

Diferenca në Tiranë është mbi 60 mijë vota. Është e pamundur të ketë ndikim në rezultat nëse ka tek tu ndonjë shkelje. Kushdo që ka një fakt ta drejtojë tek organet kompetente.

KQZ me ligj është e detyruar që 10% të kutive të zgjedhura rastësisht duhet të rihapë kutitë dhe ccdo që është e qartë.

-Ju e humbet për fare pak vota betejën  në Bashkinë e Himarës.

Qytetarët ia besuan bashkinë Fredi Belerit  që tashmë është në burg për blerje votash. A mendoni se Himara mund të shkojë sërish në zgjedhje nëse provohen akuzat ndaj Belerit ?

Ne duhet të lejojmë drejtësinë të bëjë punën e vetë. Përpara ligjit, Beleri është një qytetar i thjeshtë.

Nëse provat do konsiderohen të ligjshme, shteti shqiptar do të veprojë për qytetarin shqiptar që ka garuar

Të fundit

Çfarë mendojnë ukrainasit për përplasjen Trump-Zelensky?

Përplasja e ashpër në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, atij amerikan, Donald Trump, dhe nënpresidentit amerikan,...

Protesta në Butrint, fermerët hedhin midhje gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Industria e midhjes në liqenin e Butrintit dhe zonën e Ksamilit po përballet me sfida serioze, ndërsa fermerët lokalë kanë ngritur shqetësime për cilësinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Regjistrohen 204 mijë shqiptarë të diasporës, 250 mijë kërkesa

Edhe 3 ditë afat ka diaspora, deri më 4 mars, për tu regjistruar në sistemin e KQZ-së për të votuar për herë të parë...

Primaret në Sarandë, dorëhiqet një anëtar i PD-së, akuza për manipulime

Një anëtar i Partisë Demokratike në Sarandë, Ilir Mulla ka bërë publike dorëheqjen e tij nga partia, duke ngritur akuza të forta për manipulim...

“Gunga e Bizonit”/ Lakimi i shpinës, Mjekët: Qëndrimi mbi telefon po na deformon!

Telefoni po na deformon pa e kuptuar.  Qëndrimi me kokën përkulur mbi të  për një kohë të gjatë ka bërë që shumë persona të...

Lajme të tjera

Web TV