Kërkon të lirohet nga burgu, Gjykata e Korçës do të shqyrtojë çështjen e Zani Çaushit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Korçës është caktuar si kompetente për të marrë në shqyrtim çështjen e “të fortit të Çoles”, Myrteza Çaushit, i njohur ndryshe si Zani Caushi.

Ky vendim është marrë një ditë më parë nga Gjykata e Lartë në Dhomë Këshillimi. Pas vendimi të Gjykatës së Lartë, togat e zeza në Korçë duhet të shtyrtojnë kërkesën e Çaushit, i cili ndodhet në burgun e Drenovës.

Më herët ai ka kundërshtuar vendimin e gjykatës së Matit për rrëzimin e kërkesës për ulje të dënimit, duke kërkuar përllogaritje të ditëve të vuajtjes së dënimit në burg.

Ndërkohë sipas ligjit, pas kalimit të një afati të gjatë brenda qelive të burgut, një i dënuar, qoftë dhe me burgim të përjetshëm mund të kërkojë lirim me kusht.

Kujtojmë se i forti i ’97 qëndron prej vitesh në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, ndërsa nga drejtësia shqiptare është dënuar me burgim të përjetshëm.

MË SHUMË PËR ZANI ÇAUSHIN:

Shqipëria ndodhej në prag të një lufte civile. Rënia e firmave piramidale, solli një kaos të madh financiar e social, që degjeneroi deri në shpërthimin e depove të municioneve të ushtrisë e për pasojë çoi në armatosjen e të gjithë popullatës.

Në mungesë të shtetit, në qytetet kryesore të vendit, kontrollin e morën bandat kriminale. Më famëkeqja prej tyre ishte Banda e Çoles, e krijuar në Vlorë në mars 1997, nga Myrteza Çaushi i njohur ndryshe edhe si Zani. Pjesëtarët e grupit ishin 15 persona, shumica me precedentë penalë. Myrteza Çaushi, ishte i burgosur në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Greqi pasi kishte disa vepra të rënda penale.

Në shkurt 1997, ai arratiset nga burgu dhe rikthehet në Vlorë, ku duke përfituar nga trazirat së bashku me disa shokë të tij nga lagja Çole krijojnë bandën e njohur në gjithë vendin për krimet që ka kryer. Në vitin 1999, Zani u dënua me burgim të përjetshëm.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV