Veliaj ka Këshillin Bashkiak, por kërkon edhe bashkëpunimin e rivalëve politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë i rizgjedhur për ta drejtuar Tiranën për një mandatat të tretë ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë anëtarëve të Këshilli Bashkiak, si të të majtëve dhe të të djathtëve, apo partive të tjera politike. Edhe pse tha se shumica dërrmuese është socialiste, Veliaj këkroi që vednimet të merrenin me dakordësi. “Ne kemi një shumicë absolute dhe nuk kemi nevojë për votat e të tjerëve. Por kemi dëshirë të madhe për votat e të tjerëve, për ta çuar këtë qytet përpara. Ndaj, ftesa ime sot është që edhe anëtarët e tjerë, edhe ata që morën më pak vota dhe përfaqësojnë bindje të tjera, të ndryshme nga tonat, të kenë mundësi që ta pasurojnë Këshillin tonë Bashkiak. Ta pasurojnë me ide, ta pasurojnë me propozime. Nëse do të kthehemi në imitim të konferencave ditore për shtyp, kush është mafioz dhe kush është kriminel, atëherë sigurisht ne do përkthejmë në nivel lokal diçka bajate që e shohim përditë në nivelin qendror. Ashtu si Kryeministri përpiqet përditë të shkojë përtej numrave tanë për të krijuar një konsensus kombëtar, për të trajtuar këtë përvojë si një vëllazëri kombëtare, ku ne të gjithë bashkë ecim përpara, do të doja që diçka e tillë të përkthehej edhe në qytetin tonë dhe në Këshillin tonë Bashkiak,” tha Veliaj. Ai tha gjithashtu, se bashkëpunimi i këshilltarëve nevojitet edhe në nivel qarku, me të gjitha Bashkitë, ku po ashtu, PS ka dalë forcë e parë në çdo këshill. “Janë të gjitha bashkitë e qarkut që do duhet të bashkëpunojnë për një mbarëvajtje të të gjithë rajonit tonë, që është rajoni që prodhon më shumë se gjysmën e ekonomisë, ku bashkë me Kamzën, Vorën, Rrogozhinën dhe Kavajën, jeton edhe më shumë se gjysma e popullsisë së vendit. Çdo ditë do të doja që, përveçse të kujtoni detyrat tuaja familjare, apo civile, të kujtoni edhe këtë detyrë të shenjtë, jeni përfaqësues të qytetit të Tiranës. Është një privilegj i madh, është edhe një përgjegjësi e madhe,” nënvizoi ai. Veliaj fitoi thellë kundër rivalit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi me një diferencë prej 58 mijë votash. Gjithsesi PS ka siguruar edhe shumicën në Këshillin Bashkiak, që nëse matet në numra nuk do të ketë pengesë në kalimin e boxheteve vjetore, ku vota e këshilltarëve është mjaft e rëndësishme. Por ndryshe nga katër vitet e fundit ku ky këshill zotërohej plotësisht nga PS, pasi opozita braktisi zgjedhjet, këta radhë pritet të ketë edhe zëra kundër si përfaqësues të opozitës.

Të fundit

Gomari lëshohet në zipline në Dagestan, pamjet bëhen virale

Në një incident të çuditshëm në Republikën e Dagestanit të Rusisë, guidat turistike e dërguan një gomar poshtë një...

“Nëndetëset-dron”, Britania ngre alarmin për rrezikun e ri të kontrabandës së kokainës

Autoritetet britanike druajnë se bandat kriminale mund të kenë filluar të përdorin nëndetëse të telekomanduara, të njohura si “narko nëndetëse” për të futur kokainë...

Presidenti Begaj dekreton Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA për një mandat të dytë

Sot, në një ceremoni zyrtare, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi Gjeneral Lejtnant Arben Kingji në detyrën e Shefit të Shtabit...

T’i besojmë skemës së investimeve në bujqësi?

Fatos Çoçoli Nga data 30 korrik 2025, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 në bujqësi. Për herë...

Shqipëria, “Xhevahiri i Ballkanit” destinacioni më i mirë për një arratisje në bregdet

Maldivet janë një ëndërr për shumë pushues falë plazheve të tyre të pastra, ujërave të kaltra dhe temperaturave të ngrohta rreth 30 gradë Celsius,...

Lajme të tjera

Web TV