NBA/ “Kapitullon” Boston Celtics, Miami Heat me një këmbë në finalen e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në NBA, Miami vazhdon të fitojë dhe siguron edhe ndeshjen e 3-të të finaleve të Konferencës së Lindjes.

Heat u imponuan 128-102 Celtics, duke shkuar në 3-0, dhe tani do t’u mjaftojë edhe një tjetër fitore për të arritur finalen e madhe kundër Denver Nuggets ose Los Angeles Lakers.

Ndeshja nuk lë vend për justifikim për Celtics dhe afron Miamin jo vetëm me titullin në Lindje, duke realizuar hakmarrjen, pasi u eliminuan vitin e kaluar pikërisht përballë Boston.

Që në Florida nuk do të kishte garë u kuptua që në pjesën e pare, të cilën të zotët e shtëpisë e mbyllën me një avantazh prej 15 pikësh, (61-46), por ishte në periodën e tretë me rezultatin 32-17 që ndeshja u arkivua krejtësisht.

12 minuta nga sirena finale diferenca ishte plot 30 pikë, kështu që në periodën e katërt Celtics ia dolën vetëm ta reduktonin pak diferencën.

Përfundoi edhe këtë herë me triumfin e Miami falë 29 pikëve të Vincent, 22 të Robinson dhe 18 të Martin, ndërkohë që për këtë herë Jimmy Butler nuk e ekzagjeroi duke e mbyllur me 16 pikë.

Mes radhëve të Boston, në krahun tjetër, më i miri ishte Jayson Tatum, me double – double prej 14 pikësh dhe 10 rikuperime, por me vetëm 33% të goditjeve të realizuara.

Nuk mjaftuan as 12 pikët e shënuara nga Brown, Pritchard dhe Grant Williams, përtej 11 pikëve të Kornet.

Zhgënjyen si Horford dhe Smart, të dy në kuotën e 8 pikëve. Në natën mes të martës dhe të mërkurës do të luhet ndeshja e katërt, sërish në Miami.

Është i pari “match point” për Heat që janë shumë pranë rikthimit në finale pas 3 vitesh mungesë.

Lexo edhe :  Marcus Rashford zgjedh kampionatin gjerman, gati shitja për 45 mln euro

Herën e fundit ndodhi me Lakers, edhe pse këtë herë vështirë se do të ketë bis duke qenë se Lebron James me shokë kanë zhgënjyer përballë Denver.

Të fundit

Rama paralajmëroi të ndërhyjë në sektorin e naftës/ Qeveria është qeveri…

Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për një ndërhyrje të mundshme në sektorin e naftës ka sjellë reagime nga aktorët...

Tokë e ‘xanum’/ Rama paralajmëron bizneset: Hiqini trarët e tendat nëpër lokale

Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale bën thirrje që të hiqen trarët e vendosura për parkime në hapësirat publike, apo tendat e vendosura...

Berisha uron SHBA-në në ditën e Pvarësisë/ Kremton pas fitores epike ndaj Ajetollahëve

Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kreu i PD Sali Berisha ka përcjellë një urim të...

Nga bora në plazhe te temperaturat -18°C, Amerika e Jugut ngrin nga ajri polar

Ndërkohë që Europa po goditet nga i nxehti vdekjeprurës, një i ftohtë i paprecedentë po Argjentinën, Kilin dhe Uruguain, duke i marrë jetën të...

Michael Madsen, ikonë e kinemasë së viteve ’90, ndërron jetë në moshën 67-vjeçare

Aktori i njohur amerikan Michael Madsen, i cili u bë ikonë e kinemasë së viteve ’90 me rolet e tij të pashlyeshme si burrë...

Lajme të tjera

Web TV