A mund të sjellë paraja lumturi? Çfarë tregon hulumtimi i ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A mund të thotë dikush me siguri nëse paratë sjellin lumturi?

A ka ndonjë vlerë… specifike lumturia njerëzore? Kjo është një pyetje që filozofët, ekonomistët dhe shkencëtarët socialë janë përballur dhe përpiqen t’i përgjigjen për dekada të tëra.

Në hulumtimin e ri të kryer nga ekonomisti fitues i çmimit Nobel, Daniel Kahneman, së bashku me Mattheë Killingsëorth nga Universiteti i Pensilvanisë, ata tregojnë një këndvështrim të ri mbi këtë pyetje dhe ndoshta njërën anë të përgjigjes nëse paraja blen lumturinë.

Në fakt, Killingsëorth në kërkimin e tij në vitin 2021, kishte zbuluar se lumturia ka një “tavan” prej 200,000 dollarë dhe jo 75,000 dollarë.

Dy studiuesit vendosën të bashkojnë forcat për të zbuluar më në fund se çfarë është e vërtetë dhe nëse lumturia ndalet në një shumë parash apo jo. Në studimin e tyre të ri, dy studiuesit shqyrtuan 33,391 të rritur të moshës 18 deri në 65 vjeç, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara, punojnë dhe raportojnë të ardhura prej të paktën 85,000 dollarë në vit.

Për të matur lumturinë e tyre, pjesëmarrësve iu kërkua të raportonin ndjenjat e tyre në kohë të rastësishme gjatë ditës përmes një aplikacioni të veçantë smartphone të quajtur ” Track Your Happiness” .

Studimi, i botuar marsin e kaluar në Proceedings of the National Academy of Sciences of USA, arriti në dy përfundime kryesore.

Së pari, se lumturia vazhdon të rritet me të ardhurat – edhe kur ato janë rritur shumë –  dhe së dyti, se paratë sjellin lumturi . Megjithatë, studiuesit zbuluan gjithashtu se të jesh i pasur nuk e larguan pakënaqësinë .

Gjetjet e tyre të reja tregojnë se, për shumicën e njerëzve, lumturia përmirësohet me të ardhura më të larta, deri në 500,000 dollarë në vit. Megjithëse pjesëmarrësit mbi këto të ardhura ishin të pakët.

Lexo edhe :  Dita më e shkurtër në histori. Çfarë do të ndodhë sot në Tokë!

Konkretisht, rreth 20% e pjesëmarrësve ndiheshin më pak të pakënaqur duke fituar më shumë para , por kjo ishte vetëm deri në një pikë, duke rezultuar që ndjenjat negative të mos zhdukeshin për shkak të pasurisë së tyre. Në pjesën më të madhe, njerëzit ndihen më të lumtur dhe më të lumtur kur fitojnë më shumë para.

Të fundit

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me...

Serbia arreston shqiptarin, ekspertët: Hakmarrje e Beogradit për zbulimin e spiunëve

Shtetasi kosovar Behar Preniqi është i fundit qytetar i arrestuar nga autoritetet serbe në vargun e arrestimeve të fundit që janë bërë në territorin...

Trageti me 114 persona në bord ngec në tokë të thatë në Greqi

Një traget me 105 pasagjerë në bordin e tij dhe një ekuipazh prej nëntë anëtarësh ka pësuar avari dhe ka ngecur të martën pasdite...

1806 – Beteja e Austerlitzit që solli fundin e Perandorisë së Shenjtë Romake

Më 6 gusht 1806, Franz II (Françesku i Dytë) shpalli shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake të Kombit Gjerman, duke i dhënë fund një...

Çfarë po bënte në majë të çatisë së Shtëpisë së Bardhë, Trump: Do vendos raketa

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u shfaq papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë dhe bëri shaka me gazetarët, të cilët e pyetën se...

Lajme të tjera

Web TV