Rama mesazh kryebashkiakëve: Të majtë apo të djathtë, qytetarët të kenë derën e hapur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PS-së, Edi Rama vijoi turin e falënderimeve për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 majit. Nga Lezha, Rama tha se qytetarët kanë votuar me mendje të ftohtë duke zgjedhur punën dhe jo premtimet boshe. Ai kërkoi nga kryebashkiakët të jenë korrekt dhe të punojnë ngushtësisht me qytetarët për të trajtuar e zgjidhur nevojat e tyre.

“Të zgjedhurit duhet të kuptojnë se njerëzit kanë një pritshmëri shumë të lartë. Ka të mirat e vjetra, se të jep vota, por ka hallin nga mbrapa, sepse duhet të shlyhet me rezultate që u përkasin pritshmërive. Duhet njerzillëku i kryetarëve, nënkryetarëve, këshilltarëve dhe të gjithë atyre që janë në kontakt me qytetarin”, u shpreh Rama.

Ai tha se Lezha dhe Kurbini janë dy bashki, të cilat kanë potencial ekonomik për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

“Kemi shumë besim te potenciali i madh i kësaj zone. Nëse ne duam sukses duhet ti shtrijmë përtej kufijve administrativë, krahët e ambicies sonë. Duam ta bëjmë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan në 2030”, tha ai.

Rama shtoi se Kurbini duhet të kthehet në një destinacion fetar.

“Kurbini të jetë një destinacion turistik fetar, është sot, por problemi është sa përfiton Kurbini dhe Lezha nga pikëpamja ekonomike nga të gjithë ato ditët e pelegrinazhit. Përfiton pak për të mos thënë aspak, sepse nuk e ka mundësinë që ata njerëz t’i mbajë aty”, u shpreh kryeministri.

Ai tha ase dyshja politike Meta-Berisha nuk duhet të kishin marrë asnjë votë më 14 maj.

“Njerëzit kësaj here kanë votuar me mend. Duhet ti kishin braktisur totalisht fare. Kanë marrë 200 e ca mijë vota dhe janë tepër. Nuk duhet të kishin marrë fare, kjo për të gjitha arsyet që i kemi thënë në fushatë”, tha ai.

Lexo edhe :  Murati refuzon miliardat e “Meta”/ Zuckerberg i ofroi bashkëpunimin

Ndër të tjera, Rama u tregoi “formulën” kryebashkiakëve të zgjedhur se si duhet të sillen ata në raport me nevojat e komunitetit.

“Me qeverisjen tonë të çdo bashkie, duhet ta lidhim më shumë se asnjëherë më parë fjalë që “unë jam këtu për të gjithë ju” me veprën që po “gjithsecili nga ju, i majtë ose i djathtë qoftë, ka tek unë një derë të hapur”. Kjo është e domosdoshme, prandaj dita jonë duhet të nisë me fjalën njerzillëk dhe në fund dita duhet të mbyllet me bilanc pozitiv, për të gjithë njerëzit që u dëgjuan”, tha ai.

Të fundit

Çfarë do të thotë “gjenocid”? Dhe pse intelektualët po e fajësojnë Izraelin?

“Me zemër të lënduar e them këtë, në Gaza po zhvillohet një gjenocid”, deklaroi David Grossman në intervistën e sotme...

1980 – Masakra e Bolonjës: Akti më i rëndë terrorist në historinë moderne të Italisë

Më 2 gusht 1980, në orën 10:25 të mëngjesit, një bombë e fuqishme shpërtheu në stacionin qendror hekurudhor të Bolonjës (Stazione Centrale di Bologna),...

Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

Nga Spartak Ngjela Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?! Mbrojtja që po i bën Saliu Ilir Metës, është...

Horoskopi ditor, 2 Gusht 2025

Dashi Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe do ndiheni për mrekulli. Nëse...

Adolf Hitleri bëhet “Führer” i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg

2 gusht 1934 Më 2 gusht 1934, Presidenti gjerman Paul von Hindenburg ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Vetëm pak orë pas vdekjes së tij, Adolf...

Lajme të tjera

Web TV