Votuan më shumë se një herë në zgjedhje/ Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq 10 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq 10 persona, pasi votuan më shumë se një herë në zgjedhjet e 6 marsit.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM SHKODËR

Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq 10 persona  për veprat penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” e kryer në bashkëpunim. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në përfundim të hetimit të procedimit penal nr. 04, të filluar më 09.01.2023, dërgoi në gjyq shtetasin E.D., për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 327/a/1-25 të K.Penal. Po kështu, kjo prokurori dërgoi në gjyq edhe shtetasit N.B., G.B., K.T., A.SH., A.M., R.M., D.Ll., të akuzuar për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 327/a/2-25 të K.Penal dhe shtetasit A.Y., dhe F.B, të akuzuar se kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, të parashikuar nga neni 327/a/1 të K.Penal.

Veprat u konsumuan në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie për disa njësi të qeverisjes vendore të datës 06.03.2022.
Nga hetimet për këtë procedim penal, është provuar se ka tre raste të votimit të dyfishtë. Shtetasi E. D., ka votuar për vete dhe për shtetasen B.Q., ndërsa shtetasit A.Y., dhe F. B., kanë votuar dy herë në dy qendra të ndryshme si votues në qendrën e parë dhe si anëtarë të komisionit në qendrën e dytë.

Ndërsa shtetasit N.B, G.B., K.T., R.M., A.M., D. Ll dhe A. Sh., kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Votimit më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 327/a/2 e 25 i K.Penal, duke lejuar me dashje shtetasin E.D., që të votojë me dokumentin e shtetases B.Q.

Lexo edhe :  Durrësi i mbushur me pushues!/ Rama publikon videon dhe ironizon Berishën

Nga ana objektive vepra penale është realizuar nga të pandehurit me veprime dhe mosveprime duke lejuar persona për të votuar më shumë së një herë, votimin nga persona pa u paidentifikuar, mosmbajtjen e dokumentacionit zgjedhur sipas kërkesave ligjore duke sjellë si pasojë cenimin dhe manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve në qendrën e votimit.

Të fundit

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u...

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të...

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët

Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e...

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës Qendrore,...

Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin

Bjellorusia mund të organizojë një takim midis presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin me kërkesë të Moskës, tha sekretari i shtypit i udhëheqësit bjellorus,...

Lajme të tjera

Web TV