Lëngu i karotës, efekti i jashtëzakonshëm që ka në shëndetin e njeriut!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëngu i karotës konsiderohet me vlera të larta ushqyese, pasi siguron sasi të konsiderueshme të kaliumit dhe vitaminës C në trup. Konsumi i tij forcon imunitetin dhe përmirësohet, ndër të tjera shëndetin e lëkurës dhe syve.

Le të shohim në detaje tetë përfitime mbresëlënëse të lëngut të karotës.

1-Lëngu i karotës përmban lëndë të panumërta ushqyese dhe pigmente karotenoide, të tilla si luteina dhe zeaksantina, të cilat veprojnë si antioksidantë dhe luftojnë radikalet e lira.

2- Mbron sytë. Vetëm 250 ml lëng karote përmban më shumë se 250% të vlerës ditore ushqyese të vitaminës A, kryesisht në formën e karotenoideve, të tilla si beta-karotina , e cila është jetike për shëndetin e syve.

3- Rrit imunitetin. Lëngu i karotës mund të rrisë funksionin e sistemit imunitar. Vitaminat A dhe C që gjenden në lëng veprojnë si antioksidantë dhe mbrojnë qelizat imune nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira.

4- Studime kanë treguar që disa përbërje të gjetura në lëngun e karotës mund të sigurojnë një mbrojtje kundër kancerit . Në veçanti, poliacetilenet, β-karotina dhe luteina mund të jenë efektive kundër qelizave të leuçemisë.

5- Rregullon sheqerin. Konsumi i sasive të vogla të lëngut të karotës mund të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak.

Në veçanti, studimet në minjtë me diabet tip 2 kanë treguar se ul sheqerin dhe përmirëson treguesit e tjerë të lidhur, për shkak të përmbajtjes së tij të probiotikëve, pra baktereve të dobishëm që ndikojnë në mikrobiomën e zorrëve të shoqëruar me diabetin.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV