”Humbja e opozitës u mboll nga Berisha”/ Basha: Po shpik armiq që të fsheh dështimin

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka sulmuar përmes një postimi në Twitter, kreun e Rithemelimit, Sali Berisha.

Në reagimin e tij Basha nënvizon se Berisha kërkon të shpik armiq me qëllim që të fsheh dështimin që pati në zgjedhjet lokale.

Ai shton se humbja e opozitës në 14 maj u mboll nga Sali Berisha, i cili vendosi hallin e vetë personal mbi interesat e demokratëve.

“Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve.

Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve”, shkruan Basha.