”Hupe Sali”/ Spiropali ftesë Berishës: Rama, Beci dhe unë të lëmë një takim në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka bërë ftesë kryedemokratit Sali Berisha që të takohen në Shkodër pas 24 muajsh, së bashku me kryesocialistin Rama dhe kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Shkodër, Becin.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali është shprehur se ky takim nuk është sfidë, por një ftesë që sipas saj, Berisha do të shikojë se si është zgjuar nga “gjumi”, në të cilën tha se e “kishte futur padija e atyre që qeverisën për 3 dekada Shkodrën”.

Elisa Spiropali: Si kurrë më parë, i kthyer në krye të një projekti personal, Berisha e udhëhoqi partinë e tij në një humbje. Hupe Sali, hupe. Shqiptarët të refuzuan nga veriu në jug.

Të rrëzoi Shkodra, të braktisi Tropoja dhe nuk i dha nam nishanit tënd të humbur Gjirokastra, Vau i Dejës, Lezha, Malësia e Madhe.

Kishte vetëm një rrugë që të kishte mbetur. Ti thirre në apel vesin tënd të vjetër. Kjo është humbja jote personale sepse të bën të derdhësh mend në Zall të Hirit. Shkodrën dhe shkodranët i fyeve për herë të fundit.

Ti je njeriu që ke mbajtur peng Shkodrën për ambicien tënde. Ne, kjo qeveri, PS, Edi Rama si kryetar partie, Benet Beci, si kryetar bashkie, unë si drejtuese politike e qarkut Shkodër të lëmë një takim. N

uk është sfidë, por ftesë. Jo pas 4 vitesh, por vetëm pas 24 muajsh të vish në Shkodër dhe ta shohësh Zojën Shkodër të zgjuar nga letargjia, ku padija e qeverisjes tuaj e kanë lënë për 3 dekada.

Nxito të vish sepse pas 4 vitesh nuk do ta njohësh Shkodrën nëse nuk je bërë non grata nga njerëzit që i ke mpirë me përrallën e komunizmit, ti komunisti i fundit shqiptar.

As Muli dhe as Paloka nuk të besojnë, por të ndjekin sepse nuk kanë çfarë të bëjnë dhe të thonë. 22 mijë vota më pak në Shkodër nga Dukagjini në Velipojë, nuk ka krim dhe bandit që i kërcënon. Hupe Sali, hupe por ti nuk ke marre. Ti je vetë ku thërret qameti sot.

Të fundit

Reshje të dendura ‘mbërthejnë’ vendin, raportohen për viktima

Të paktën 63 persona kanë humbur jetën dhe 290 të tjerë janë plagosur brenda 24 orëve të fundit për...

Pensionet e reja, përcaktohen koeficientët e indeksimit/ Kategoritë që përfitojnë

Qeveria ka miratuar vendimin, që përcakton koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023 për efekt të llogaritjes së pensioneve, dhe që...

Kosova “shpëton” eksportet shqiptare, rriten 2.1% për 6-mujorin

Eksportet janë rritur lehtë në qershor për të dytin muaj radhazi. Ecuria e qershorit është ndikuar nga rritja e fortë e eksporteve të lëndëve...

Sfidë për Kinën: Pentagoni investon në prodhimin e mineraleve të rralla në SHBA

Departamenti amerikan i Mbrojtjes, Pentagoni, ka ndërmarrë një hap të pazakontë duke u bërë bashkëpronar i një kompanie minerare që merret me nxjerrjen e...

Thyen dhe grabitën të njëjtën tabakino dy herë në Tiranë, arrestohen dy të rinj

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Tabachino”, duke goditur një rast të përsëritur të vjedhjes në një tabakino në kryeqytet....

Lajme të tjera

Web TV