Komisioni i Disiplinës “shkrin” Tiranën, 3 muaj pa tifozë dhe pezullim për disa lojtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit “sakaton” Tiranën për dhunën që u ushtrua ndaj zyrtarëve të ndeshjes me Bylisin, të zhvilluar në Rrogozhinë. Nga disa ndeshje pezullim deri në dy vjet jashtë aktivitetit për disa lojtarë të Tiranës, tre muaj (përkohësisht) pa tifozë e sigurisht gjoba të majme.

Gjashtë lojtarë dhe dhe tre pjesëtarë të stafit janë pezulluar nga 4 ndeshje deri në 2 vite pezullim. Visar Bekaj, Albano Aleksi, Aldi Gjumsi, Bruno Lulaj, Besir Iseni, Florent Hasani, Arzen Vocaj, Kostandinos Jani dhe Marvi Kastrati janë ndëshkuar nga Disiplina si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur në fundin e ndeshjes me Bylisin.

Në përfundim të ndeshjes që u mbyll në barazim 2-2, krahas protestave të lojtarëve, shumë tifozë dhe persona të paidentifikuar u futën në fushë, duke dhuruar gjyqtarët dhe zyrtarët e ndeshjes. Në njoftimin e FSHF-së veçohet se Tirana do të zhvillojë ndeshje pa tifozë në harkun kohor të 90 ditëve, si masë paraprake.

Besir Iseni është lojtari që ka marrë masën më të lartë të ndëshkimit, duke u pezulluar për 24 muaj, ose e thënë ndryshe për 2 vite. Me dorë të hekurt është ndëshkuar dhe portieri Visar Bekaj, të cilit i ndalohet aktiviteti për 12 muaj (1 vit).

Me nga 6 ndeshje pezullim janë dënuar Albano Aleksi, Aldi Gjumsi dhe Bruno Lulaj, ndërkohë që për 4 ndeshje nuk do të jetë i gatshëm Florent Hasani. Me nga 8 ndeshje janë pezulluar dhe Vocaj, Kostandinos Jani dhe Marvi Kastrati, pjesëtarë të stafit mjekësor.

Pritet përfundimi i hetimeve për të mësuar se cilat do të jenë masa për klubin bardheblu, që në ndeshjen e fundit të kampionati dhe në finalen e Kupës së Shqipërisë duhet të bëjë pa gjysmën e skuadrës.

 Vendimet e Disiplinës dhe Etikës:

  • Çeljen e hetimit disiplinor për aktet e ndodhura në ndeshjen e javës së 35-të të “Abissnet Superiore” midis KF Tirana dhe KF Bylis.
  • Marrjen e masës së përkohshme të zhvillimit të ndeshjeve të KF Tirana pa spektator për një afat 90 (nëntëdhjetë) ditor në përputhje me Nenin 91 të KDS deri në marrjen e një sanksioni përfundimtar.
  • Lojtari i KF Tirana, Visar Bekaj, për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës, në bazë të nenit 51/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  • Lojtari i KF Tirana, Albano Aleksi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
  • Lojtari i KF Tirana, Aldi Gjumsi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
  • Lojtari i KF Tirana, Bruno Lulaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
  • Lojtari i KF Tirana, Besir Iseni, për pështymjen ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet.
  • Lojtari i KF Tirana, Florent Hasani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
  • Zyrtari i KF Tirana, Arzen Vocaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
  • Zyrtari i KF Tirana, Kostandinos Jani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
  • Zyrtari i KF Tirana, Marvi Kastrati, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
  • KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
  • Lapraka Sport U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë U-15, Play off kundër AK Selaci U-15, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Të fundit

Princ Leka drejt martesës së dytë, çifti planifikojnë ceremoni private!

Vera ka nisur edhe për Princ Lekën dhe familjen e tij. Në rrjetet e tij sociale, ka qenë vetë...

Sa tatim paguajnë shqiptarët mbi pagat dhe shtëpitë?

Tatimi që arka e shtetit ka mbledhur nga të ardhurat e krijuara nga qytetarët shqiptarë përmes pagave dhe nga shitja e shtëpive, është zëri...

Tenda, pedana e struktura betoni/Vijon në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike

Edhe pse fundjavë, strukturat e IMT-së vendore, Policia Bashkiake dhe struktura të tjera në varësi të Bashkisë Durrës kanë vijuar aksionin për lirimin e...

Radhë në doganën e Qafë-Botës, udhëtarët presin deri në 3 orë

Që prej arrestimit të 14 doganierëve grekë në pikën kufitare të Mavromatit, që ndodhet përballë doganës së Qafë Botës në kufirin Shqipëri–Greqi, qarkullimi në...

Rreziku nga qumështi ambulant/ 12 orë transport jashtë frigoriferit, bëhet i rrezikshëm

Qumështi i fermerit të vogël që shitet në trotuare në formë ambulante nuk është i sigurtë, sepse për të mbërritur deri këtu, kësaj shisheje...

Lajme të tjera

Web TV