Laert Haxhiu kundërshton ekstradimin në Tiranë/ ”Më rrezikohet jeta nga banda e Bares”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Laert Haxhiu, personi i kërkuar nga SPAK për vrasjen e dyfishtë të Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit në Lushnjë, ka refuzuar ekstradimin e tij në Shqipëri, duke synuar shmangien e përballjes me akuzat në gjyqin penal që ka nisur kundër tij në SPAK.
Përmes avokatëve të tij, Shqiptarë dhe Grekë, Haxhiu ka pretenduar përpara gjykatës së Janinës se transferimi i tij në Shqipëri, do i rrezikonte jetën, për shkak jo vetëm të pëndjekjes në mënyrë të paligjshme nga shteti shqiptar, por edhe për shkak të hasmërisë që familja e tij, ka me anëtarët e bandës së Aldo Bares.
Dhe për të bindur gjykatën se ai kishte të drejtë në pretendimet që ngriti, avokatët e Haxhiut vunë në dispozicion një vendim të autoriteteve Gjermane, të cilat kanë miratuar kërkesën për statusin e azilantit politik nënës së Laertit, Florije Haxhiut dhe motrës Klea Haxhiu.
Haxhiu hodhi poshtë dhe akuzat e ngritura nga autoritet e Drejtësisë Shqiptare, duke i cilësuar ato si të pabazuara në prova dhe fakt, por të stisura qëllimisht nga kundërshtarët e familjes së tij në Lushnjë.
Pavarësisht kësaj situate, gjykata e Janinës ka vendosur mesditën e sotme të caktojë masën e “arrestit në burg” me afat 40 ditor për Haxhiun.
Ndërsa për sa i përket akuzës së falsifikimit të një karte identiteti të një shtetasi Gjeorgjian, gjykata e Janinës, nuk vendosi masë sigurimi duke urdhëruar që hetimet të vijojnë në gjëndje të lirë.
40 ditë në burg gjykata vendosi të caktojë dhe për shoqëruesin e Laert Haxhiun, Firdeus Berberin, i cili akuzohet nga prokuroria e Korçës për “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë në dëm të Johan Muçllarit dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.
Pas vendimit të gjykatës së Janinës, dy të shumë kërkuarit Berberi dhe Haxhiu, janë transferuar në burgun famëkeq të Koridhalosit në Athinë, ku pritet që pas 40 ditëve ti nënshtrohen procesit gjyqësor të ekstradimit në gjykatën penale të Athinës.
Tashmë prokuroria e posaçme SPAK dhe prokuroria e Korçës, kanë depozituar kërkesën së bashku me provat e administruara, për transferimin e dy të kërkuarve në Shqipëri.

Të fundit

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Pse Blendi Gonxhe ka marrë kaq shumë vota? Ministri jep argumentet e tij

Blendi Gonxhe është socialisti më i votuar në Vorë. Ai ka siguruar 4759 vota. Në një lidhje live për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku...

ANALIZA – 11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Fitorja e Partisë Socialiste në 11 maj, që projektohet deri në 83 mandate, është padyshim në një përqindje që i bën keq demokracisë shqiptare...

Spartak Ngjela: Fatkeqësia e PD është Sali Berisha

Për të bërë një analizë konceptuale për Zgjedhjet 2025 në panelin e “Shqipëria Voton” në Top Channel, moderatorja Grida Duma, kishte avokatin Spartak Ngjela. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV