Dominues/ Haaland shpallet “Lojtari më i mirë i sezonit” dhe “Lojtari i ri më i mirë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland ka fituar dy çmimet kryesore në Premier League për edicionin 2022/23.

Manchester City u shpall kampion për sezonin 2022/23 disa xhiro pa përfunduar sezoni i rregullt.

Njëri nga më meritorët për këtë sukses të ekipit të Guardiolas, padyshim ishte sulmuesi edhe norvegjezi Haaland.

Haaland ishte i papërmbajtshëm në sezonin e tij debutues duke thyer rekordin për më shumë gola të shënuar brenda një sezoni.

Kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar këtë sezon, Haaland ka shënuar 36 gola dhe 8 asistime në 35 ndeshje.

Statistikat e tij kanë bërë që “Vikingu” të vlerësohet nga Federata Angleze, duke u zgjedhur “Lojtari më i mirë” për sezonin 2022/23 në Premier League.

Përveç kësaj, Haaland ka fituar edhe çmimin si “Lojtari i ri më i mirë”, pasi ka vetëm 22 vjet.

Gjatë gjithë historisë vetëm edhe dy lojtarë tjerë i kanë fituar të dy çmimet brenda një sezoni: Cristiano Ronaldo (2006-07) dhe Gareth Bale (2012-13).

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV