Zbulohen 31 sera me kanabis në Kurbin (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

31 sera të vogla me kanabis janë zbuluar nga policia në fshatin Skuraj, Kurbin.

Policia bën me dije se gjatë fazës së gjashtë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi” , janë gjetur dhe shkatërruar 31 sera të vogla, brenda të cilave ishin të kultivuar 3510 bimë narkotikë cannabis sativa.

Në pranga ka rënë një shtetas, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshihen si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.

Njoftimi policisë

Qarku Lezhë/Kontrolle intensive, nga toka dhe ajri, në bashkëpunim me GDF-në. Gjithashtu, hetime proaktive dhe operacione të njëpasnjëshme, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet faza e gjashtë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”.
Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, në një terren të vështirë malor, në fshatin Skuraj, Kurbin, janë gjetur dhe shkatërruar 31 sera të vogla, brenda të cilave ishin të kultivuar 3510 bimë narkotikë cannabis sativa.

Arrestohet 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, si autorë të dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve narkotike.
Si rezultat i punës intensive në çdo skaj të qarkut, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin organizuan fazën e gjashtë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të nisur që në muajin prill, nga Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Gjatë kontrolleve në fshatin Skuraj, Kurbin, në një zonë të pyllëzuar dhe të vështirë malore, u gjetën dhe u shkatërruan 31 sera të vogla, brenda të cilave ishin të kultivuar 3510 bimë narkotikë cannabis sativa.
Si rezultat i hetimit intensiv proaktiv, është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i kësaj veprimtarie kriminale, arrestimi i shtetasit D. M., 44 vjeç, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit F. M., 34 vjeç, si dy nga autorët e dyshuar të këtyre tentativave për të kultivuar bimë narkotike. Vijon puna për kapjen e 34-vjeçarit.

Lexo edhe :  E rëndë në Tiranë, punëtori i ndërtimit bie nga lartësia dhe humb jetën

Gjithashtu, nga hetimi janë identifikuar dhe autorë të tjerë të kësaj veprimtarie kriminale, të cilëve, për shkak të konfidencialitetit të hetimit, nuk mund t’iu bëjmë me dije të dhëna. Megaoperacioni policor antikanabis “Imazhi”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Lajme të tjera

Web TV