Zgjedhjet në Turqi/ Qendrat e votimit drejt mbylljes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët turq votuan ditën e sotme për të zgjedhur presidentin e tyre për 5 vitet e ardhshme. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00.

Favoriti i padiskutueshëm, sipas sondazheve duket se është Rexhep Tajip Erdogan. Por ky është shansi i fundit për Kemal Kilincdarolgu, i cili prej 13 vitesh tenton ta rrëzojë.

49.5% e votave të siguruara nga Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e para të 14 ditëve më parë, vërtetuan mbështetjen e gjerë që ai gëzon, pavarësisht krizës së madhe ekonomike.

Përballë tij, Kemal Kilicdaroglu nuk mundi të kapitalizonte politikisht as problemet në ekonomi, as erozionin e demokracisë në vend, as zemërimin nga tragjedia e tërmetiti vdekjeprurës të 6 shkurtit.

Të dhënat nuk janë në favor të tij, sidomos pasi kandidati i ekstremit të djathtë Sinan Ogan (5.17%) tha se mbështet Rexhep Tajip Erdogan.

Të fundit

Ulsi Manja pas votimit: Vota është respekt për veten, familjen dhe Shqipërinë!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka ushtruar të drejtën e votës dhe në një prononcim për mediat theksoi rëndësinë...

Shpërthim në lagjen “Konferenca e Pezës”, dy të lënduar, mes tyre një zjarrfikës

Mëngjesin e sotëm, një bombol gazi ka shpërthyer në një pallat në lagjen “Konferenca e Pezës”, duke shkaktuar panik në zonë dhe ndërhyrje të...

Meta voton nga burgu/ Gazetarët nuk u lejuan që të hynin brenda qendrës së votimit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka votuar nga burgu për zgjedhjet e 11 majit. Ai ka përcjellë edhe një mesazh nga qelia,...

Fotografuan fletët e votimit, policia shoqëron dy zgjedhës në Tiranë

Shërbimet e Policisë nga Komisariate Nr. 3 dhe Nr. 4 kanë shoqëruar dy shtetas, pasi dyshohet se ata kanë fotografuar fletën e votimit gjatë...

Vota në pajë/ Nusja me vello në qendrën e votimit, martohet ditën e zgjedhjeve

Nga qyteti i Elbasanit vijnë pamje të veçanta në këtë ditë zgjedhjesh. Një vajzë e re, e veshur me vellon e bardhë e nusërisë, ka...

Lajme të tjera

Web TV