“Parajsa shkencore apo lufta për Vulën”/ Tare ironi me shqetësimin e profesorëve të ASA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Auron Tare ka ironizuar me vendimin e qeverisë për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe kalimin e saj në varësi të Akademisë së Shkencave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka kujtuar se intelektualët dhe akademikët se është shumë vonë të reagojnë tani, pasi, kur kishin momentin për të folur për shumë gjëra të tjera, kanë heshtur.

E ndër to kujtoi shumë ngjarje të lidhur me kulturën e vendit.

Reagimi i plotë

Parajsa shkencore” apo lufta per Vulen. ASA u krijua pas shkeputjes se instituteve nga Akademia e Shkencave me 2008. Qellimi ishte te coheshin si institute prane Universiteteve gje qe nuk ndodhi. Ligji për Arsimin e Larte i 2015 parashikonte qe institutet kerkimore si INSTITUCIONE TE ARSMIT TE LARTE krijohen nga vete universitetet dhe keshtu ASA mbeti pa rregullim ligjor. Nuk ka asnje vendim universiteti qe te krijonte ose rikrijonte keto institute prane universiteteve. Pas nje kontrolli ligjshmerie qe beri se fundi Ministria tek ASA deklaroi qe funksionojne ne kundershtim me ligjin e kesisoj duhen te shkrihen dhe te rikrijohen nga fillimi.

Dy mundesi ka: ose prane ASH se ligji e lejon, ose prane universitetit si institute me vete. Kjo eshte esenca. Tani modestisht do te doja te thoja dy fjale per Institutin e Arkeologjise qe e njoh qe prej 1994. Pjesa e zhurmes publike ne fakt eshte nje Lufte per Vulen. Dmth po ju marrin Vulen dhe pa Vule nuk firmos dot Projektet. Fasada e shkences eshte fasade per publikun por jam i sigurte qe nje pjese e mire e atyre qe e njohin Institutin e dine mire se kjo zhurme eshte zhurme projektesh dhe zarfash te perfituara nga Projektet. Ne se keta shkencetare me tituj pompoze do ta kishin seriozisht mbrojtjen e shkences shqiptare, ju kujtoj te gjithe atyre qe me lexojne se askush nga keta dijetare te Institutit te Arkeologjise nuk folen asnje fjale per betejen per te miren publike ne Durres, Lulishtja 1 Maji, per shkaterrimin e rrenojave arkeologjike te Velieres ( ne fakt i legjitimuan me nje germim te turpshem dhe autorin e “graduan”) Beteja per Teatrin, Beteja per amendamentin e turpshem te Ligjit te Trashegimise Kulturore, Beteja per Butrintin.

Lexo edhe :  Kur udhëhiqesh nga një kryeministër injorant që mendon se i di të gjitha!

A pate ndonje nga keta personazhe te shkences shqiptare qe sot dalin para kamerave te flisnin per Butintin? Po kur nje arkeolog i huaj i talli i poshteroi dhe i quante publikish “idiote te dobishem”? Per turpin e tyre ulen koken dhe u gelltiten se fundi i fundit kishin Vulen dhe Vula ne fund te projektit te jep edhe zarfin. Krye -mbrojtesja e arkeologjise shqiptare psh eshte bashke -drejtuese apo “konsulent” e nja 7 apo 9 projekteve arkeologjike ne Republiken e Shqiperise. Ne cilen vend normal ndodh kjo mrekulli kur drejtuesi i shkences te jete aq i afte se ne cdo projekt te vendose veten e vet si bashkedrejtues projekti? ( dmth marres zarfi) Andaj zhurma per shqiptarizmen e ketyre personazheve nuk eshte asgje me shume se lufta per Vulen e humbur. Kaq e thjeshte.

Të fundit

“Do ketë pasoja të rënda”, Trump kërcënon putin nëse dështon takimi i Alaskës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi me "pasoja të rënda" nëse Vladimir Putin nuk pranon paqen në Ukrainë, por...

O hero, pse nuk fole kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?!

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e Ballshit, teksa kërkonte dhe...

Lirimi i hapësirave publike në vend, Rama ndan pamje të reja nga aksioni (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shqipëri. "Disa e vonojnë çmontimin vullnetar me idenë e gabuar...

Parashikimi i BSH, ditët e mira për ekonominë shqiptare pritet të vijojnë

Ditët e mira për ekonominë shqiptare prite të vijojnë. Teksa kaluar më pak se një muaj e gjysmë nga nisja e vitit, Banka e...

Sonila Meço gjen shkakun e zjarreve: S’ka më lopë e dele që të hanë barin e thatë

Sonila Meço duket se ka gjetur shkakun e zjarreve të shumtë dittët e fundit në Shqipëri. Sipas saj, shkak është fakti se është pakësuar numri...

Lajme të tjera

Web TV