Shkrirja e ASA-s/ Ankohet Gjinushi: Paguhem 300 mijë lekë të vjetra në muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka deklaruar se në këtë institucion nuk merr rroga. I ftuar në studion e Panorama TV, Gjinushi u shpreh se merr vetëm 300 mijë lekë të vjetra si honorar.

Ai tha se fondet shkojnë për projektet e Akademisë, ndërsa sqaroi se vetëm tre prej tyre janë akademikë, të tjerët janë profesorë.

“Akademikët marrin vetëm një shpërblim mujor, nuk janë me pagesë. Unë nuk marr as rrogë në Akademinë e Shkencave, marr një honorar 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Pse? Sepse ky fond është vetëm për 3 projektet dhe i marrin drejtuesit e projekteve dhe shumica e autorëve janë jashtë Akademisë së Shkencave. Janë 3 akademike, janë 20 e ca profesorë, 3 janë akademikë. Për historinë mund të jenë 3-4, pjesa tjetër mbi 15 janë në ASA.

Pra ne e provuam. A ka efekt bashkëpunim për të rritur punën. Mund të japësh para, por po nuk ke kapacitetet do dështosh”, deklaroi Gjinushi.

Sipas kreut të ASH, projektet e Akademisë së Studimeve Albanologjike do të vazhdojnë.

“Projektet që janë nuk i ndal njeri. Siç fola, e vetmja gjë që do mundësojë kjo, sëbashku që konferencat, simpoziumet… Ne na ndodh shpesh që i dublojmë. Bëjmë ne një aktivitet, e bëjnë dhe ata. Pra shkojmë tek njëri – tjetri”, u shpreh Skënder Gjinushi.

 

Të fundit

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Ish-myftiu i Tiranës: Ideja e shtetit Bektashi, pas vizitës së Presidentit izraelit

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN se planet për krijimin e shtetit Bektashi në...

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

ARTAN FUGA Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe teknologjisë numerike! Rrjetet sociale e kanë ndryshuar shumë gjuhën dhe të shprehurit në shqip,...

Aksident në Kukës, ndërron jetë drejtuesi 65-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kukës. Si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti, ka ndërruar...

Lajme të tjera

Web TV