Skaner i ri tek Spitali i Traumës/Manastirliu:Përmirësojmë kohën dhe cilësinë e shërbimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak muaj pas vendosjes së skanerit ultramodern në Spitalin Universitar të Traumës, instalohet një tjetër skaner i ri, që përmirëson kohën dhe cilësinë e Shërbimit të Urgjencës së këtij spitali, e cila përballon rreth 70 mijë urgjenca në vit nga e gjithë Shqipëria.

Gjatë inspektimit të Spitalin e Traumës, Ministrja Manastirliu u shpreh se me këtë investim të ri, me mbështetjen e qeverisë japoneze, koha për marrjen e shërbimit dhe gama e ekzaminimeve zgjerohet ndjeshëm.

“Përpara pak muajsh kemi qene këtu ku kemi instaluar një skaner, i cili është i fjalës së fundit të teknologjisë dhe siguron ekzaminime bashkëkohore. Tani vijmë me skanerin e dytë që instalohet në ambientet e urgjencës.

Eshtë një aparaturë e fjalës së fundit të teknologjisë, që zgjeron gamën e ekzaminimeve, kryen rikonstruksione në 3D, operon si angioskaner.

Jam e kënaqur që ne fuqizojmë kapacitetet e Urgjencës së Traumës, duke mundësuar që me rinovimin e flotës së pajisjeve mjekësore ne të kemi më shumë kapacitete për ekzaminimet e atyre pacientëve që vijnë në situata të emergjencës apo urgjencës, por gjithashtu edhe për pacientët që janë të planifikuar dhe duhet të marrin kujdes shëndetësor në kohë”, tha Ministrja Manastirliu.

Gjatë inspektimit në Spitalin Universitar të Traumës, Ministrja Ogerta Manastirliu pa nga afër ecurin e punimeve të Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme.

“Ne jemi në përfundim edhe të një investimi tjetër të qeverisë shqiptare në Spitalin e Traumës, jemi duke përfunduar një vepër të madhe në këtë spital, Spitali Intern, së bashku me strukturën e konsultave.

Javën tjetër besoj do të hapim këtë spital, që do të shërbejë për sëmundjet interne, por edhe do të rrisë kapacitetet e trajtimit të pacientëve në Spitalin e Traumës”, tha Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po investon për rinovimin dhe fuqizimin e strukturave shëndetësore me pajisje biomjekësore të teknologjisë së lartë.

Lexo edhe :  Epokë e re në trajtimin e diabetit/ Pacientët e parë marrin ilaçin që e vonon sëmundjen

Katër CT Scanner, 9 grafi, 1 angiograf, 4 aparatura DEXA, eko, monitorë e pajisje të tjera biomjekesore, me vlerë prej 4.2 milion euro janë instaluar dhe janë tashmë funksionale në spitale nga veriu në jug.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV