“Fitorja e veçantë në 30 vite”/ Veliaj komenton rezultatin pozitiv në njësinë numër 8

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitoren në njësinë 8 në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj konsideron si një ndër më të bukurat në 30 vitet e fundit.

Teksa vijon turin e falënderimeve, Veliaj tha se puna dhe përkushtimi bënë që qytetarët t’i besonin sërish Partisë Socialiste për ta çuar Tiranën përpara.

Këtu në Njësinë 8, e cila dikur quhej si bastioni më i fortë i kundërshtarit – një njësi, për të cilën pala tjetër thoshte se ‘e kemi në xhep’, ‘aty kemi varur xhaketën, fitojmë edhe sikur të mos shkojmë fare’, ne kemi marrë fitoren më të madhe në 30 e kusur vite demokraci, falë punës, falë përkushtimit, njerzillëkut, këmbënguljes, falë fjalës së mbajtur, falë të parit të tjetrit në sy, falë angazhimit të jashtëzakonshëm të burrave dhe të grave të kësaj njësie, që meritojnë të gjithë respektin tone”

Si arsye se përse  Partia Socialiste fiton gjithnjë e më thellë Veliaj veçoi pasionin për punën dhe për t’iu shërbyer të gjithëve njëlloj.

Ne nuk fitojmë se duam të shtypim dikë, ne nuk fitojmë se duam të përbuzim dikë, ne nuk fitojmë se duam të nënshtrojmë dikë, por ne fitojmë se duam t’iu shërbejmë të gjithëve njëlloj.”

Kryebashkiaku tregon sigurinë për fitore edhe në betejat e ardhshme të PS.

Do të doja që nesër të fillojmë një rrugëtim të ri, për të ftuar edhe të gjithë ata që, ndryshe nga ne, ndoshta kanë qenë me atë idenë se “ne jemi bastion”, “e kemi varur xhaketën këtu”, “e kemi të fituar”, “e kemi në xhep”, dhe ndoshta duhet të fillojmë një komunikim të ri, jo si fitimtarë që përbuzin ata që munden, por si fitimtarë që i shtrijnë dorën tjetrit, si një fitimtar që i mjekon plagën atij që sapo ka mundur, si një fitimtar që i shërben me përulësi edhe atij që sapo i ka fituar ndeshjen.

Nëse do ta bëjmë këtë, atëherë do të gdhihemi me betejën e ardhshme të 2025-ës si forca jo vetëm më e madhe, por më dinjitoze dhe më bashkuese që ka parë kombi ynë.

E kemi në dorë vetë fuqinë për ta bashkuar njësinë, fuqinë për ta shëruar njësinë, fuqinë për ta unifikuar dhe për ta vënë njësinë në shërbim të komunitetit,”-tha Veliaj.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV