“I gatshëm të takohem me Vuçiç”, Kurti: Jam kryeministër edhe i komunitetit serb

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga forumi “GLOBSEC” në Bratislavë është shprehur se është i gatshëm të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç nëse SHBA dhe BE e organizon.

Ai ka shtuar se duhet një dialog më i intensifikuar dhe jo vetëm takime të nivelit të lartë njëherë në dy muaj.

Kurti është shprehur se i pëlqen marrëveshja, duke përfshirë edhe vetëmenaxhimin e bashkësisë serbe, duke shprehur se ai do t’i mbrojë ata pasi është kryeministër edhe i tyre.

“Në këtë çështjen e binarëve, na duhet një tren më i shpejtë, na duhet dialog i intensifikuar, jo takime njëherë në dy muaj.

Nëse BE dhe SHBA organizon takim me Vuçiç jam shumë i gatshëm, sepse më pëlqen marrëveshja, duke përfshirë edhe vetëmenaxhimin e bashkësisë serbe, sepse dua t’i mbroj serbët, jam kryeministër edhe i tyre. Dua të angazhohem me komunitetin serb për të drejtat e tyre. Ata duhet të jenë përfituesit e fundit. Për me diçka, nuk mund ta kompensoj Vuçiç për humbjen që Serbia si shtet ka pësuar për shkak të krimeve të regjimit të Milloshevicit, por jam këtu për të siguruar që serbët t’i gëzojnë të gjithë të drejtat” tha Kurti.

Në lidhje me faktin nëse ekziston ende një urrejtje nga të dyja anët në lidhje me atë ç’ka ndodhur më parë, Kurti tha ka ende plagë të hapura dhe se në lidhje me të pagjetur, kjo çështje të trajtohet me prioritet edhe në implementim, pas miratimit të një deklarate mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë më dy maj.

“Më 2 maj bashkë me Vuçiç, përfaqësuesin Borrel dhe të dërguarin Lajçak kemi miratuar një deklaratë për personat e pagjetur dhe unë besoj se ky është një fillim i mbarë për të arritur pajtimin.

Lexo edhe :  “Deri kur?” Deputetët e Kosovës dështojnë për herë të 37 të zgjedhin kryeparlamentarin

Por sërish, kemi një marrëveshje të cilës i duhet implementimi. Dy janë pikat kyçe aty, e para është të përdorim teknologjinë për të zbuluar varrezat masive dhe duhet të hapim arkivat.

Plagët janë të hapura ende. Njerëzit janë në akth, sidomos gjatë sezonit të pranverës, sepse në atë kohë kanë ndodhur masakrat.

Kemi ende 1617 persona të pagjetur ende. Ky lloj ankthi dhe hidhërimi janë edhe më të mëdha sesa zija dhe dëshpërimi.

Për këtë kemi dhënë urgjencë në dialogun tonë në Bruksel. Shpresoj që do ta trajtojmë me prioritet shumë të lartë edhe në implementim” u shpreh kryeministri i Kosovës.

Të fundit

FOTO-LAJM/ Kushner dhe Ivanka Trump, vizitojnë Vlorën

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, ndodhet në Vlorë, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Jered Kushner dhe...

Kalaja ‘shpërthen’ ndaj PD/ Si do e rrëzoni regjimin ju, që ju falin vila në Hamallaj?!

Adriana Kalaja vijon replikat e forta me demokratët. Këtë radhë ajo shkruan se PD mbështeti dhe kandidoi njerëz që i quajtën demokratët llum dhe vrasës. Postimi...

Vendi më i izoluar në botë – Koreja e Veriut hap resortin e parë turistik

Koreja e Veriut po hap një resort që udhëheqësi i saj Kim Jong Un shpreson se do të nxisë turizmin në regjimin sekret komunist. Ëonsan...

Von der Leyen i bën thirrje Hungarisë ta lejojë mbajtjen e Paradës së Krenarisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë thirrje autoriteteve hungareze për ta lejuar mbajtjen e Paradës së Krenarisë në Budapest,...

1-vjetori i vdekjes së Kadaresë, Gjekmarkaj në Kuvend: Meriton nderime!

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ia kushtoi fjalën e tij sot në Kuvend në kujtim të Ismail Kadaresë, teksa për pak ditë (1 korrik) bëhet...

Lajme të tjera

Web TV