“Rritja e pagave për deputetët, skandaloze”/ Islami: Duhet të niste nga shtresat e ulëta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e pagave të administratës publike, mes të cilëve ministrave dhe deputetëve ishte temë diskutimi në në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News. Avokati Zaçe Islami, i ftuar në studio, e cilësoi rritjen e pagave për deputetët si skandaloze pasi sipas tij, rritja duhet të niste së pari nga shtresat më të ulëta.

“Gjëja e fundit që duhet të ishte bërë. Duhet të ishte filluar nga minimumi i jetesës. Të përcaktohet njëherë mimimuni me qëllim që të gjithë të trajtohen të barabartë. Të paktën shtresa që nuk ka biznese dhe të ardhura të tjera, si pensionistët dhe shtresat e tjera të popullsisë. Ngritja e rrogave të deputetëve është skandal“, tha ai.

Ndërkaq, sipas pedagogut Lush Susaj tha se rritja e pagave është e vonuar por ka probleme.

“Është rritje e vonuar, e domosdoshme por shumë difektoze sepse shoqëria demokratike është e shanseve të barabarta. Rroga e presidentit është rritur 66 përqind, sa 48 pensionistë. Marrim kryeministrin 73 përqind dhe merr sa tre profesorë doktora. Deputetit 98 përqind. Ka një problem se shumica e deputetëve kanë menaxhuar të gjithë tenderat dhe kanë shitur të gjithë vendet e punës.“, tha pedagogu.

Të fundit

GJKKO shpall vendimin për 10 të pandehur! Mes të dënuarve edhe Sonila Qato

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen...

I mungon vetëm një lojtar, Guardiola e gjen te Barcelona për 80 mln euro

Pas largimit përfundimtar të Kyle Walker dhe mungesës së besimit te mbrojtësit e djathtë aktual që ka në ekip, Pep Guardiola duket se e...

Dy makina përplasen në Dimal, plagosen dy fëmijë të mitur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy fëmijëve ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Dimal. Aksidenti ndodhi në zonën e quajtur Parku i qytetit,...

Merr flakë mjeti në autostradën Lushnje-Fier

Një mjet është djegur teksa ishte në ecje në autostradën Lushnje -Fier në afërsi të pushimit të shoferit. Mjeti tip Ford është djegur totalisht ndonëse...

Ishte në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Denis Bajri është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të...

Lajme të tjera

Web TV