Presidenti Begaj pak ditë më parë dekretoi tri ligjet, mes tyre ligjet për pagat e deputetëve dhe ministrave, si dhe për administratën.
Begaj sqaroi se ka zbatuar kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe se miratimi nuk u bë pas vendimit të deputetëve, por në momentin që u miratua ligji në parlament.
Ai shtoi se nuk e ka votuar ligjin në të njëjtën ditë që është votuar në parlament.
“Nuk është dhënë miratimi paraprak për ligjin, është dhënë një dakordësi dhe miratimin paraprak për hyrjen në fuqi të ligjit në momentin e dekretimit”, ka deklaruar ndër të tjera Presidenti.
“Presidenti zbaton kushtetuën dhe ligjet e vendit, dua të sqaroj që nuk ishte një vendim i deputetëve, ishte një ligj i miratuar në parlament.
Ligji në fjalë është për të rregulluar piramidën e pagave dhe për të rregulluar pagat e magjistratëve.
Presidenti ka marrë kohën e vet për të vlerësuar ligjin, nuk e kam votuar në të njëjtën ditë që është votuar në parlament.
Nuk është dhënë miratimi paraprak për ligjin, është dhënë një dakordësi dhe miratimi paraprak për hyrjen në fuqi të ligjit në momentin e dekretimit”, tha Presidenti.