Pushime “të kripura”/ Shtrenjtimit të çmimeve i shtohen rritja e pagave të fluturimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këto pushime verore që po afrojnë do të jenë edhe më “të kripura” se vjet. Shtrenjtimit të ushqimeve, pijeve e kostove të transportit këtë sezon i është shtuar edhe kosto e rritjes së pagave të punonjësve duke e çuar faturën totale në rreth 10 për qind më të lartë se verën e shkuar.

“Rritje do të ketë, por në nivele më të ulëta nga sa ndodhi vjet, është kthyer në një lloj trendi të përvitshëm, sigurisht ndikuar edhe nga normat inflacioniste që janë më të larta nga sa raportohet zyrtarisht.

Nuk duhet të harrojnë se ngjashëm po ndodh edhe në botë. Mjafton t’i referohemi Turqisë”, tha Rrahman Kasa, Unioni Turistik Shqiptar.

Çmimet e rritura kanë ardhur kryesisht si pasojë e shtrenjtimit të kostot së akomodimit në hotele, apartamente apo shezlong në plazh.

Gjithashtu, pijet alkoolike, ushqimet dhe transporti i tyre japin kontributin e tyre në rritjen e kostove të paketave turistike.

“Nga shtrenjtimi do të preken kryesisht rezervimet aty për aty. Rezervimet e mëhershme, për të cilat ka tarifa fikse thuajse nuk lëvizin. Kur aty ka ndryshim çmimesh, ndodh vetëm me mirëkuptim”, tha Rrahman Kasa, Unioni Turistik Shqiptar.

Të fundit

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa...

Situata me zjarret/ Një shtëpi e pasiguruar, një çmenduri!

Nga Ermal Mulosmani Situatat e fatkeqësisë natyrore, si kjo që po shohim këto ditë me zjarret në të gjithë Shqipërinë, janë ndoshta të paparandalueshme por,...

Cuca me nishana

Nga Edison Ypi Cuca me nishana, korr grurin deri në mbrëmje kur ka dalë hana, i ka flokët kaçurrela, thur triko ose çorapa me shtiza,...

Rekorde temperaturash thyhen ndërsa nxehtësia ekstreme përfshin pjesë të Evropës

Temperatura të paprecedenta po shkaktojnë vështirësi në jugperëndim të Francës, Kroaci, Itali dhe Spanjë, me shkatërrimin nga zjarret në Evropë që është rritur me...

Vijon vala e të nxehtit afrikan, sot temperatura maksimale regjistrohet në Shkodër

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku pothuajse në të gjithë territorin janë regjistruar temperatura të larta. Temperaturat...

Lajme të tjera

Web TV