Rama nxjerr video nga takimi me Vuçiç: Të zgjidhet konflikti në veri të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në mbledhjen e Komunitetit Politik Europian në Moldavi, ku është takuar me krerët e Bashkimit Europian.

Kreu i qeverisë ka publikuar pak më parë një video nga takimi, teksa shfaqet duke biseduar me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe disa liderë të rajonit, lidhur me zgjidhjen e konfliktit në veri të Kosovës.

Ai thotë se duhet të zgjidhet konflikti në veri dhe t’i jepet fund kërcënimeve, si dhe të finalizohet njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, ka shkruar Rama krahas videos së publikuar.

Të fundit

Vuçiç: Kemi surpriza nga dy vende për pavarësinë e Kosovës

Në Pragë, ku po merr pjesë në punimet e forumit të lartë GLOBSEC, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do...

Interi nxjerr në shitje yllin e skuadrës, e vlerëson 40 mln euro

"Gazzetta dello Sport" raporton se Inter është i gatshëm të shesë Hakan Calhanoglu, me kushtin vetëm që klubi i ardhshëm i mesfushorit turk duhet...

Cilat janë 5 skenaret e hakmarrjes së Iranit? Mësoni detajet

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë Izraelin. Iranianët dërguan rreth njëqind dronë drejt Izraelit, por ushtria izraelite...

Bulqizë, digjet makina! Shpëton për mrekulli shoferi dhe pasagjerët

Një ngjarje është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor të rrugës së Arbrit, Qafë e Buallit-Pishat në Bulqizë, ku një makinë tip Benz ka...

Izraeli i hedh topin Amerikës: Le të vendosë Trump tani si do të veprohet

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një mesazh video se Izraeli veproi kundër programit bërthamor dhe të raketave balistike të Iranit edhe pa garanci...

Lajme të tjera

Web TV