Vrau 12 vite më parë Ilir Rexhepin, Mihal Toshi meret i pandehur, e tradhtoi ADN

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Mihal alias Mirgen Toshi, wshtw marw i pandehur pwr njw vrasje tw kryer 12 vite mw parw nw Elbasan.

Ndaj Toshit wshtw ngritur akuza e “Vrasjes me paramendim” kryer nw bashkwpunim nw dwm tw biznesmenit Ilir Rexhepi dhe “Mbajtjes pa lejw tw armwve”.

Komunikimi i dy akuzave i wshtw bwrw Toshit pwrmes avokatit mbrojtws, pasi korçari ndodhet i arrestuar dhe dwnuar me 16 vite burg pwr trafik droge nw Greqi.

Hetimi dhe gjykimi i tij do zhvillohet nw mungesw, ndwrsa pwr akuzat e ngritura gjatw marjes nw pyetje nw burgun Grek, Toshi nuk ka dhwnw shpjegime.

Mihal Toshi, është vëllai i Damiano Toshit, i cili është dënuar nga gjykata e Elbasanit me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy basketbollistëve të “Skëndërbeut” në Korçë, Sokol Jahollarin dhe Rafael Rizan, si dhe plagosjen e Julian Beckës.

Mihal Toshi është zbuluar nga një analizë ADN-je gjaku, njolla të cilat u gjendën në vendin e krimit, ku u ekzekutua Ilir Rexhepi në Elbasan.

Mësohet se ADN-ja e Toshit është ekzaminuar dhe në dy ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në Elbasan,si ajo e vrasjes së Ardian Ibrahimit, kunatit të Fadil Memës dhe vrasjes së Roland Rexhepit, por profilet në këto ngjarje kanë dalë negative.

Vrasja e Ilir Rexhepit nw 2011 është kryer me pagesë, për llogari të një grupi kriminal në Elbasan.

Kjo pasi dy vite më parë, në 29 korrik 2009, i njëjti grup kriminal, urdhëroi vrasjen e vëllait të Ilirit, Roland Rexhepit ose siç njihej ndryshe me nofkën ”Doda”.

Eleminimi i dy vëllezërve është pjesë e serialit të vrasjeve mafioze të ndodhura gjatë këtyre viteve në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë e përplasjeve mes grupeve kriminale, janë rregjistruar shumë viktima.

Të fundit

12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës

Mëngjesin e sotëm, 16 gusht, “Kismet”, një nga jahtet më luksoze në botë, është parë në portin e Durrësit. Ky...

Vrasja e 14-vjeçarit, autori provokoi me xhirim gomash ditë para krimit

Autori i vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit, kishte shfaqur më herët sjellje kërcënuese ndaj viktimës, por edhe të afërmve...

Rama ndan pamje të reja nga lirimi i hapësirave publike (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike. Përmes një video në rrjetet sociale, shihen heqje të strukturave...

Jeta e natës në krizë? Mbyllen masivisht klubet në SHBA dhe Europë

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë...

Rithemelimi i PD? Açka: Ishte uzurpim, u ndërtuan alibi pas alibie, si çështje pronësie

Flutura Açka, ish-deputete e Partisë Demokratike, kritikoi Rithemelimin në PD, duke e cilësuar si “uzurpim”. “Ai që quhet Rithemelim, në fakt ishte një mënyrë uzurpimi,...

Lajme të tjera

Web TV