Fushatë e qetë për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Mal të Zi kanë mbetur edhe disa ditë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku 15 parti politike, koalicione dhe aleanca do të konkurrojnë për 81 vende në parlamentin republikan.

Ajo që të bie në sy është fushata e qetë, pa tensione politike, pa tubime të mëdha në ambiente të hapura, pa pllakata dhe bilborde. Analistë të situatave politike thonë, se “opinioni në Mal të Zi tashmë është ngopur me tema të rënda politike, orientimi i politikanëve ndaj temave ekonomike dhe rekomandimeve për rritjen e standardit të qytetarëve dhe arsyeja e tretë e mosinteresimit të opinionit për zgjedhje është dhe vetë raporti i partive politike”.

Tubimet partiake janë duke u mbajtur në mjedise të mbyllura në prani të aktivistëve dhe anëtarëve të partive. Në këto tubime flasin bartësit e listave e më pas në rrjetet sociale jepen materiale nga takimet. Sipas analistëve edhe kjo ka një qëllim të caktuar, është më e lire në kosto dhe më efikase dhe si e tillë mbërrin më shpejt tek votuesit. Shqiptarët e Malit të Zi në këto zgjedhje do të dalin në dy koalicione: “Aleanca shqiptare” dhe “Forumi Shqiptar”.

Zgjedhjet e 11 qershorit janë të gjashtat në radhë që nga pavarësia e Malit të Zi. Zgjedhjet e fundit u mbajtën në vitin 2020 kur pas shumë vitesh Partia Demokratike e Soialistëve (PDS) kaloi në opozitë. Zgjedhjet u shpallën nga ish-presidenti Millo Gjukanoviç, ku edhe ai pas mëse tri dekadash në postin e presidentit dhe të kryeministrit, u mund binshëm nga rivali Jakov Millatoviç që u përkrah edhe nga partitë e tjera qeveritare. Vendi ka një qeveri teknike, e cila prej muajsh të tërë udhëhiqet nga kryeministri në detyrë Dritan Avbazoviç.

Zgjedhjet parlamentare vendimtare për të ardhmen e vendit

Këto zgjedhje cilësohen shumë të rëndësishme nga faktori ndërkombëtar dhe vendimtare për rrugën që do të ndjekë Mali i Zi. Ata thonë se do të përcjellin me shumë kujdes zgjedhjet edhe për shkak të ndërhyrjeve të jashtme të mundshme, veçanërisht ndërhyrjeve ruse. Po ashtu me rëndësi janë edhe raportet ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë, të cilat herë pas here kanë pasur të çara të mëdha. Këtu partitë pro serbe të tubuara rreth Frontit Demokratik dhe Kishës Ortodokse Serbe e shprehin hapur se janë për lidhje më të forta me Serbinë dhe Rusinë. Liderët e tyre janë shpërblyer me medalje dhe mirënjohje herë nga Aleksandar Vuçiç, herë nga Milorad Dodik e herë nga Vladimir Putini. Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviç është i bindur se zgjedhjet e 11 qershorit do të jenë të qeta dhe demokratike. Ai ka pasur dhe takimin e parë si president me përfaqësuesit e subjekteve që garojnë e ku munguan përfaqësuesit e Frontit Demokratik pro-serb. Vizitën e parë zyrtare Millatoviç e bëri në Bruksel dhe në selinë e NATO-s, ku tha se synim i Malit të Zi mbetet integrimi në Bashkimin Evropian dhe përshpejtimi i reformave me qëllim që vendi të jetë përsëri lider në rrugën drejtë integrimit evropian.

Lexo edhe :  Do i blejë nga Franca, Serbia merr gati 2 miliardë euro hua për të paguar avionët Rafale

Përkrahje sërbëve të Kosovës

Ditëve të fundit lider dhe funksionarë nga radhët e Frontit Demokratik pro-serb, thonë se nëse do të kenë poste të rëndësishme në qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve të 11 qershorit do të kërkojnë zhvlerësimin e vendimit për njohjen e Kosovës. Në Podgoricë në selinë e Kishës Ortodokse serbe, pas ngjarjeve në Mitrovicën e veriut, u mblodhën disa qindra qytetarë në shenjë mbështetjeje për serbët e Kosovës. Pjesëmarrësit ishin veshur me bluza me mesazhe “Mali i Zi –Rusi”, “Vëllai për vëllain”, nuk ka dorëzim, etj.

Po ashtu ata brohoritnin “Kosova është zemra e Serbisë”. Ndërsa tubimin i Podgoricës u tha se u organizua nga një grup qytetarësh, të enjten (01.06) në Nikshiq koalicioni pro-serb ,”Për të ardhmen e Malit të Zi” organizoi tubimin tjetër në përkrahje të serbëve të Kosovës. Tubimi në qytetin e Nikshiqit i dyti për nga numri i banorëve pas Podgoricës u organizua, sikurse u shpreh lideri i partisë Demokratike Popullore, Milan Knezheviq, ”me bekimin e autoriteteve të Kishës Ortodokse serbe. Sipas tij me këtë tubim synohet dërgimi i mesazheve botës se “Vëllezërit serb në Kosovë dhe Metohi” nuk janë vetëm dhe se gjithmonë do të jenë pranë tyre./DW

Të fundit

Gjigantët e naftës ofrojnë 4.5 milionë euro për të blerë Mirlind Dakun nga Rubin Kazan

Mirlind Daku është shumë pranë një transferimi te Zenit Saint Petersburg. Sulmuesi i kombëtares shqiptare pritet të ndërrojë skuadër gjatë...

Vizioni ekonomik i Rachel Reeves po bëhet më i qartë – një vit me vonesë

Në një epokë mosbesimi politik, votuesit nuk do të presin me durim për përfitimet e një plani investimi afatgjatë Rafael Behr* Një qeveri kaq e re...

“Mbi 200 persona në bord”, rrëzohet avioni në Indi

Një avion është rrëzuar në aeroportin Ahmedabad të Indisë. Sipas mediave ndërkombëtare, avioni po shkonte drejt Londrës. Nga informacionet paraprake, në bord të fluturimit ndodheshin më...

BE vendos: Me Shqipërinë gati të hapim grupkapitullin e katërt të negociatave

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së të mbledhur në Bruksel miratuan njëzëri raportin e konkluzioneve për shqyrtimin e grupit të katërt të negociatave me...

Balla uron 34-vjetorin e themelimit të PS: Mirënjohje për kontribuesit ndër vite

Në 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, ministri i Shtetit dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, ka përcjellë një urim të...

Lajme të tjera

Web TV