Puthi Georgia Melonin/ Basha “xhelozon” Ramën: Sillet si yjet e Hollywood-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veprimi i kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Molavi, ku i dha një përaqfim të zjarrtë kryeminsitries së Italisë Georgia Meloni, është komentuar edhe nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha.

Gjatë një takimi me të rinjtë në Tiranë, Basha është shprehur se në Shqipëri politikanët luftojnë kush merr më shumë klikime, ndërkohë që janë votuar për të qverisur.

Sa më e mirë të jetë marrëdhënia e deputetit me atë që e kanë votuar, aq më mirë është. Nëse nuk vijnë t’ju dëgjojnë dhe pasi marrin votat u kthejnë shpinën qytetarëve, atëherë vendimet nuk merren për ju, nuk merren për ëndrrat tuaja.

Si ta shërojmë ne, sistemi kushtetues që kemi ne prej vitit 2008, e ka këputur lidhjen mes deputetit dhe zgjedhësit. Mjafton që deputeti të ketë një vend të sigurt në listë dhe zgjidhet. Kjo është një nga arsyet kryesore pse ka dështuar politikbërja.

Sepse politika dështon t’i njohë problemet tuaja. Deputeti është në Parlament. Çfarë është parlamenti? Është përfaqësia e popullit, meqënëse popullin nuk e mbledhim dot në një sallë të madhe për të votuar ligje. 2021 e shtrëngoi rezultatin zgjedhor. A ka ardhur njeri t’ju pyesë se çfarë shpresash dhe kërkesash keni ju? Jo. A mund ta ndryshojmë këtë?

E drejtë është që deputeti të shkojë te qytetarët dhe të fitojë besimin e tyre. Duhet të jesh njeri i besueshëm me integritet dhe duhet të kesh një projekt. Por pasi të shkosh në Parlament, duhet sërish të kthehesh te njerëzit që të kanë votuar dhe të japësh llogari. Përshembull e ngrite në Parlament çështjen e pensioneve që janë të pamjaftueshme as për të blerë gjysmat e ilaçeve. Debati është zëvendësuar në mënyrën më tinëzare me lloj lloj trukesh. Çfarë ka bërë kjo qeveri për rininë këtë javë. Meqë është edhe java e parë e provimeve të maturës.

Rama puthi Melonin po nuk rriti pensionin. Ne nuk jemi kundër që dy kryeministrat të jenë miq, por çfarë ka këtu për njerëzit. Çfarë janë politikanët. Yje hollivudi janë që të sillen si të tillë. Politikanët nuk votohen se kush është më popullor, por për të bërë punë. Këtu preokupimi kryesor është sesa klikime, mblidhet qeveria dhe shikon se kush ka më shumë klikime”, u shpreh Basha.

Lexo edhe :  Zelensky: Sapo fola me Edi Ramën, e informova çfarë po ndodh

Të fundit

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Takimi Putin-Trump, blofi i ri i Kremlinit për të vazhduar avancimin në luftë?

Me entuziazmin e tij të zakonshëm, kreu i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta dhe njëkohësisht përfaqësues i posaçëm i presidentit rus për bashkëpunimin...

Zjarret në Jug, rëndësia e sigurimeve dhe SIGAL si aleati i rikthimit në normalitet

Pavarësisht paralajmërimeve të Emergjencave Civile, Jugu i vendit nuk u shpëtoi dot flakëve. Pyje, kultura bujqësore, blegtori, dhjetra banesa, struktura agroturizmi dhe dy objekte kulti...

“Porta e Ferrit” do të shuhet: Nga katastrofë mjedisore në atraksion

Në zemër të shkretëtirës së Karakumit në Turkmenistan, flakë të dobëta përshkojnë muret e një krateri gjigant prej 70 metrash diametër dhe 20 metra...

Lajme të tjera

Web TV