“Tirana shtëpia juaj”/ Veliaj pret Presidenten e Hungarisë, i dhuron Çelësin e Qytetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot Presidenten e Hungarisë, Katalin Novák, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Veliaj, i cili i dhuroi presidentes hungareze ‘Çelësin e Qytetit’, u shpreh se kjo dhuratë, e kthyer tashmë në traditë të Bashkisë së Tiranës, është një simbolikë e bujarisë dhe mikpritjes shqiptare.

“Kur ishim fëmijë, në komunizëm, prona private ishte e ndaluar. Nuk kishte asgjë të cilën mund ta zotëroje, as makinë, as tokë, madje edhe apartamenti ku banoje ishte në pronësi të shtetit.
Por, kishte diçka që na habiste shumë, pasi çdo nënë ose çdo shtëpi kishte një çelës shtesë dhe kur ndonjë kushëri apo miq të prindërve të mi vinin në shtëpi, para se të largoheshin nëna ime u jepte si dhuratë një kopje të çelësit.
Unë si 9-10 vjeçar habitesha nga kjo gjë dhe pyesja “pse duhet t’u jepnim atyre një kopje të çelësit të shtëpisë”.
Nëna më përgjigjej: “Ne nuk kemi shumë, por atë që kemi duhet ta ndajmë”.
Ndaj, dhënia e një kopjeje të çelësit ishte në një farë mënyre shenjë e varfërisë ekstreme, sepse nuk mund t’i përcillje miqtë me dhurata, por gjithashtu edhe një shenjë e madhe bujarie” u shpreh Veliaj.

 

Ai vlerësoi faktin se Shqipëria dhe Hungaria kanë një histori marrëdhëniesh mjaft të mira së bashku, por ajo mbetet sërish për t’u shkruar me bashkëpunimin që do të vijojë në të ardhmen mes dy vendeve.

“Hungaria ka qenë një mike e Shqipërisë prej shekujsh dhe sado që e dua historinë, të kthesh kokën nga e kaluara të frymëzon, por nuk flet shumë për të ardhmen.

Lexo edhe :  Rama: Ina Majko, prurja e parë në vijim të rrugës së re

Ajo që flet më shumë për të ardhmen është ajo që ne po bëjmë tani, ajo që ju po bëni me kompanitë hungareze, ajo që po bëni me mbështetjen teknike hungareze për ujin dhe me miq të mrekullueshëm si ju. Ndaj, le të jemi miq të mëdhenj të historisë, por le ta farkëtojmë historinë së bashku për 500 vitet e ardhshme.

Në emër të qytetit të Tiranës, do doja t’ju dhuroj Çelësin e Qytetit dhe konsiderojeni Tiranën si shtëpinë tuaj të re,” u shpreh më tej kryebashkiaku Veliaj.

Presidentja Novák vlerësoi edhe mikpritjen dhe miqësinë me Shqipërinë dhe shqiptarët teksa ftoi kryetarin e Bashkisë për vizitë në vendin e saj.

“Ne hungarezët njihemi si njerëz të gjallë dhe miq të mirë sepse jemi të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me të tjerët.

Jemi gjithashtu të hapur për diskutime, ju e dini këtë. Kjo gjithashtu, nënkupton që nëse mbështetesh një herë tek ne, mund të mbështetesh gjithmonë.

Kjo është arsyeja pse ne jemi bërë miq me popullin shqiptar. Unë mund t’ju premtoj se tani që kemi këtë Çelës, nuk do të vijmë kurrë në Tiranë pa lajmëruar më përpara.

Gjithashtu, edhe ju jeni të mirëpritur në kryeqytetin tonë, në vendin tonë,” u shpreh ajo.

Presidentja hungareze dhe kryebashkiaku Veliaj vendosën edhe një kurorë në memorialin kushtuar Mbretëreshës Geraldinë.

Të fundit

Fototeka “Marubi” zyrtarisht në UNESCO!

Fototeka Kombëtare “Marubi” ka marrë një nga vlerësimet më të larta ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore. Arkivi i negativëve,...

Sforco e fundit për një blerje kryevepër! Perez, “all in” për yllin e mesfushës

Luka Modric po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Real Madrid. Kroati do ta mbyllë përfundimisht me "Los Blancos" menjëherë sapo të mbarojë...

Edi Rama, njeriu që lindi politikan dhe u bë kryeministër. Si do të flasë historia?

Sot, më 4 korrik 2025, Kryeministri Edi Rama feston 61-vjetorin e lindjes. Ai ka mbajtur poste kyçe në jetën publike të vendit për më...

U testua 1 shekull më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

Një shekull pas fluturimit të parë të një avioni me trup dhe krah të bashkuar, një përpjekje që përfundoi asokohe me përplasje, ky koncept...

Grabitje me vlerë 1 mln paund, kapen tre “skifterët” shqiptarë në Angli

Katër persona, mes tyre tre shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe pasi akuzohen për disa grabitje me vlerë 1 milionë paund. Mësohet se Endrit...

Lajme të tjera

Web TV