Gjithçka zyrtare/ Lionel Messi e mbyll aventurën e tij me PSG pas dy sezonesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epoka e Lionel Messit te Paris Saint-Germain ka përfunduar zyrtarisht. Konfirmimi erdhi këtë të shtunë nga vetë klubi parizien para ndeshjes me Clermont.

Spekulimet rreth së ardhmes së Messit në Francë arritën kulmin të enjten, kur trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, falënderoi Messin për kontributin e tij për klubin dhe vuri në dukje se ndeshja e tij e fundit do të ishte pikërisht kjo ndaj Clermont.

“Do të doja të falënderoja Leo Messin për dy sezonet e tij në Paris”, tha presidenti dhe CEO i PSG-së, Nasser Al-Khelaïfi. “Të shohësh shtatë here fituesin e Topit të Artë me fanellën e Parisit dhe në “Parc des Princes” ishte kënaqësi.

Kontributi i tij për Paris Saint-Germain dhe Ligue 1 nuk mund të nënvlerësohet dhe ne i urojmë Leos dhe familjes së tij gjithë të mirat për të ardhmen”.

Për largimin nga PSG foli edhe vetë “ylli” argjentinas:

“Dëshiroj të falënderoj klubin, qytetin e Parisit dhe njerëzit e tij për këto dy vite. Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen”.

Messi, i cili do të jetë 36 vjeç në fund të qershorit, iu bashkua Paris Saint-Germain në vitin 2021 pas një karriere të shkëlqyer te Barcelona. Megjithëse ai shënoi 22 gola dhe asistoi në 30 të tjerë në 57 ndeshje, marrëdhënia e Messit me PSG-në u përkeqësua kur braktisi stërvitjen për një vizitë të paautorizuar në Arabinë Saudite. Klubi e pezulloi Messin, i cili më vonë kërkoi falje. Por kjo nuk i ndali thashethemet për largimin e tij të mundshëm.

Të fundit

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdheut, shkruan Kristina Beanland në...

Helmimi në Gramsh, Stroni: Duhet hetim epidemiologjik

Mjeku infeksionist, Gent Stroni thotë se salmonela e gjendur në ushqimin në një kopsht në Gramsh, ka qenë në sasi të madhe, pasi u...

Kërkoi rinumërim të votave, Alimehmeti: Duhet analizë e brendshme

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve...

Makina përplas këmbësorin, transportohet në gjendje të rëndë te “Trauma

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës–Milot. Automjeti me drejtues shtetasin 54 vjeç,...

Fuqia e njerëzve të qetë, në një botë që nuk pushon se foluri

Shpesh mendojmë se të bësh zhurmë do të thotë të jesh i fortë, por nejrëzit e heshtur kanë një lloj të veçantë pushteti. Janë...

Lajme të tjera

Web TV