Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë, kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Ogreta Manastirliu, pas skandalit në dikasterin që ajo drejton.

“Korrupsioni sistematik në Ministrinë e Shëndetësisë nuk mund të kalojë në heshtje dhe nuk mund të kalojë pa përgjegjësi politike. Arrestimi në flagrancë i zyrtares më të lartë publike të Ministrisë së Shëndetësisë provon sesa i përhapur është korrupsioni në qeverinë e Edi Ramës.

3 vite më parë, në kulmin e pandemisë, PD provoi me dokumenta zyrtarë se Ministria e Shëndetësisë i përdori tenderat sekretë për të vjedhur qytetarët. Pajisjet dhe medikamentet antiCovid u blenë 3-5 herë më shtrenjtë, por Ministrja e Shëndetësisë refuzoi të mbajë përgjegjësi politike. Po ashtu, SPAK-u nuk i shërbeu interesit publik me hetimin gjysmak.

Heshtja prej 24 orësh e Ministres së Shëndetësisë dhe mosdistancimi i saj prej veprimeve korruptive të bashkëpunëtorëve të saj më të afërt, dëshmojnë se korrupsioni i Sekretares së Përgjithshme nuk është një rast i izoluar. Ogerta Manastirliu në Ministrinë e Shëndetësisë është pjesë dhe i shërben një sistemi të kalbur nga korrupsioni.

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke mbështetur dhe inkurajuar drejtësinë të zbardhë të plotë skemën korruptive me tendarat në shëndetësi, kërkojmë dorëheqjen e Ministres Ogerta Manastirliu, si përgjegjësja kryesore politike e korrupsionit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe për ti hapur rrugë një hetimi të plotë dhe të gjithëanshëm”- thuhet në deklaratën e grupit parlamentar të PD-së.

Të fundit

Flamur Noka kërcënon qytetarët në Vorë/ PD të deklarojë humbjen, është një kapitullim!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka kërcënuar me tone shumë të ashpra disa qytetarë në një qendër...

Vota e diasporës, afati i fundit i pranimit të zarfeve deri në 19:00!

Të paktën 187,916 vota nga diaspora kanë mbërritur deri më tani. Afati i fundit i pranimit të zarfeve është ora 19:00, më pas asnjë...

‘Jam duke mbledhur informacion’/ Ambasadori i OSBE/ODIHR në terren: Kemi 240 vëzhgues

Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it ndodhej sot në njësinë numër 10 në Tiranë ku po votohet në...

Nga sot, mund të kemi mbështetje edhe 1 miliardë euro në vit

Fatos Çoçoli Bashkimit Evropian. Do të votojmë dhe po votojmë për forcën politike që mund të na sjellë në këta katër vitet e ardhshme, më...

Ulsi Manja pas votimit: Vota është respekt për veten, familjen dhe Shqipërinë!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka ushtruar të drejtën e votës dhe në një prononcim për mediat theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare. “Vota është respekt...

Lajme të tjera

Web TV