Ekstradimet nga Dubai/ Dumani i lë “topin” qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dubai është kthyer në “shtëpinë” e bosëve të drogës dhe të krimit. Shumë kriminelë strehohen në Dubai pasi ky shtet nuk lejon ekstradimet.

Në lidhje mne këtë çështje ka folur kreu i SPAK Altin Dumani për TV Klan ku është shprehur se kjo nuk është në dorë vetëm të Prokurorisë së Posaçme.

Ai ka theksuar se janë bërë 4 kërkesa për ekstradim të shtetasve shqiptarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe  të cilat janë në process shqyrtimi nga autoritetet arabe.

Ai i ka lënë topin qeverisë duke thënë se e ka adresuar këtë problem në raport dhe ju takon autoriteteve të tjera për ta ndjekur këtë në vijim.

“Prokuroria e Posaçme ka transmetuar pranë Ministrisë së Drejtësisë katër kërkesa për ekstradimin e shtetasve shqiptarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat janë akoma në proces shqyrtimi nga autoritetet arabe.

Ekstradimi nga Emiratet e  Bashkuara Arabe nuk është një problem vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Unë e kam adresuar këtë problem në raport, ju takon autoriteteve të tjera për ta ndjekur në vijim”, tha Dumani.

Të fundit

Avokati ‘shpërthen’ ashpër ndaj Berishës: Saliut po i vjen fundi, zvarritja po i shërben

Zvarritja e procesit për aferën Partizani për avokatin Idajet Beqiri, janë në interes të Sali Berishës. I ftuar ditën...

Korçë, dy aksidente brenda pak minutash! Plagosen 4 persona

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Korçë. Mësohet se në fshatin Bitinckë, në hyrje të Bilishtit, janë përplasur dy automjete dhe për...

VIDEO: Indinjatë botërore për veprimin e ruses në kopshtin zoologjik

Ajo quhet Anastasia Luchkina dhe është bërë virale. Jo për mirë. Përkundrazi, për shumë keq. Profesionistja e MMA është ruse dhe ka bërë një...

Komisionet që marrin bankat nga bankomatet, BSH duhet të ndërhyjë

Komisioni i Konkurrencës, në vijim të monitorimit të tregut të shërbimeve bankare në pajisjet ATM, shqyrtoi komisionet e aplikuara nga bankat e nivelit të...

E para pas 3 vitesh! Putin dhe Macron zhvillojnë bisedë telefonike

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin francez Emmanuel Macron të martën. Kjo është hera e parë që të dy liderët...

Lajme të tjera

Web TV